Kosovë: Miratohet në lexim të parë projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se e mirëpret votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në vlerë 365 milion euro si injektim i vetëm dhe konkret për sektorin privat.

“AKB e vlerëson si hap të vonuar të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët sot votuan këtë Projektligj pas tentimit të Qeverisë së Kosovës për të shtatën herë duke e kuptuar më në fund rëndësinë e mbështetjes së ekonomisë, qytetarëve, bizneseve dhe prodhuesve vendorë, por edhe rrezikun për stabilitetin makrofiskal duke i rrezikuar edhe vet pagat e sektorit publik”, njofton AKB-ja.

Sipas tyre. ekonomia e Kosovës po kalon nëpër sfidat e kohës së Pandemisë ekonomike, për te cilën po e rëndon edhe më shumë pandemia politike e cila e ka përgjegjësin kryesore për të siguruar mirëqenie për qytetarë dhe biznese duke aprovuar ligje për rimëkëmbje të ekonomisë dhe zhvillimit të saj pa hezitim e ngarkesa politike qe po e shkatërrojnë ekonomin, prodhimin dhe eksportin dhe duke rritur papunësinë ne vend.

“AKB shpreson se tejkalimi i Pandemisë politike është mundësi reale për miratimin dhe ratifikimin e ligjeve në të mirë të ekonomisë dhe Prodhuesve Vendor”, përfundon njoftimi. /VOA/

Të fundit

Rikthehen kreditë e buta! Mungonin në Elbasan që prej vitit 2012. Këtë vit ka 85 kuota

Pas pothuajse një dekade në Elbasan është rikthyer programi social i strehimit “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, i njohur...

Rutte: Evropa do të paguajë armët e SHBA-së për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje që SHBA-ja të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë dhe se Evropa do ta...

Rriten kostot e ngjitjes në Everest/Alpinistët do të paguajnë 14,500 € në sezonin e pikut

Ngjitja e Everestit po bëhet më e shtrenjtë pasi Nepali ka vendosur të rrisë tarifat e lejeve me 36% për herë të parë në...

Hapet“Muzeu i Fëmijëve të Luftës”në Prishtinë,pikturat tregojnë tmerret e luftës

Një nga lëvizjet e para të administratës Trump do të jetë vendosja e ushtrisë përgjatë kufirit, veçanërisht me Meksikën. Një muze i ri hapet në...

“Po talleni me njerëzit”/ Rama replika me komentuesit për uljen e çmimit të energjisë

Në episodin e radhës të 'Sy më sy', kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale. Dikush i shkruante për çmimin e...

Lajme të tjera

Web TV