60 minuta me Angela Merkel/Rama: Mike e shkëlqyer e vendit tonë, ja çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama është ‘takuar’ virtualisht pasditen e sotme me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rama është shprehur se ka biseduar me Merkelin për rreth 60 minuta lidhur me kryesimin e suksesshëm që Shqipëria kishte në OSBE, si dhe për progresin e vendit.

“Është një kënaqësi e veçantë biseda me të. Merkel është një mike e shkëlqyer që e kupton rajonin tonë” ka thënë kryeministri.

Rama dhe Kancelarja gjemane Angela Merkel kanë folur për rreth 60 minuta lidhur  Planin e Investimeve në vendin tonë dhe për progresin e vendit.

STATUSI NGA EDI RAMA

Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

/Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Lajme të tjera

Web TV