Koronavirusi dhe ekonomia do përcaktojnë fituesin në presidencialet amerikane, jo sondazhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti amerikan Rachel Bucchino ka bërë një koment lidhur me zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Idea e tij kryesore është se sondazhet këtë vit nuk mund të parashikojnë asgjë rreth zgjedhjeve. Në komentin e tij të publikuar në “National Interest”, Rachel Bucchino thekson se analistët e sondazheve duhet që të jenë të kujdesshëm.

Po t’i referohemi sondazheve që jep “FiveThirtyEight” thuhet se kandidati demokrat Xho Bajden do ta mposhte me një rezultat të thellë presidentin Donald Trump. Por, në vitin 2016, e njëjta kompani tregoi se ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilary Klinton, kishte më shumë se 70 për qind shanse për t’i fituar zgjedhjet, por kjo nuk ndodhi.

Si konkluzion i komentit të tij del fakti se menaxhimi i koronavirusit Covid-19 dhe ekonomia do të jenë dy faktorët kryesorë që do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Komenti i plotë i Rachel Bucchino në “National Interest”

Nëse votuesit do të vareshin vetëm nga sondazhet kombëtare, kandidati demokrat Xho Bajden do ta mposhte me një rezultat të thellë presidentin Donald Trump. Bajden ka 85 për qind shanse për t’i fituar zgjedhjet në 3 nëntor, sipas parashikimit që jep FiveThirtyEight.

Por analistët e sondazheve duhet që të jenë të kujdesshëm. Në vitin 2016, e njëjta kompani tregoi se ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilary Klinton, kishte më shumë se 70 për qind shanse për t’i fituar zgjedhjet, por kjo nuk ndodhi.

Në Ditën e Zgjedhjeve, shtetet që në sondazhe rezultonin të kishin votuar për demokratët, në të vërtetë ndryshuan duke mbështetur Trumpin, dhe shumica pikërisht në shtetet e lëkundura. Megjithatë, Bajden ka ruajtur një diferencë më të gjerë mbi Trumpin sesa kishte Klinton 4 vjet më parë, përfshirë shumicën e shteteve të lëkundura, që zakonisht diktojnë fitoren.

Që nga fillimi i këtij muaji, ish-zëvendëspresidenti ka ruajtur një epërsi prej 8 për qind në sondazhet kombëtare ndaj Trumpit, pra 3 për qind më shumë sesa Klinton në vitin 2016. Bajden ka qartazi një epërsi më të madhe në sondazhe sesa kandidatja demokrate 4 vjet më parë, çka u jep demokratëve një shpresë të shtuar se Bajden do ta dëbojë Trumpin nga Shtëpia e Bardhë.

Në Pensilvani, Bajden ka që nga e premtja e shkuar një avantazh prej 7.1 për qind ndaj presidentit, sipas një sondazhi të kryer nga FiveThirtyEight, një shifër që është rritur që nga debati i parë presidencial, dhe nga testimi i Trumpit pozitiv ndaj koronavirusit.

Si një shtet që mbështet tradicionalisht demokratikët, në sondazhet kombëtare të vitit 2016, Klinton kishte një epërsi prej gati 6 për qind ndaj Donald Trumpit në tetorin e 4 viteve më parë. Por ndërsa Dita e Zgjedhjeve po afrohej, gara në këtë shtet u shtrëngua, teksa presidenti e fitoi shtetin vendimtar, duke shokuar analistët e sondazheve, reporterët madje edhe vetë Klintonin.

Në Miçigan, një tjetër shtet që çuditërisht u kthye nga republikanët në zgjedhjet e 2016-ës, nuk kishte votuar për një president republikan që nga viti 1988 kur kandidoi presidenti Xhorxh H.Ë Bush. Bajden ka aktualisht një epërsi prej 8.2 për qind ndaj presidentit Trump, kur ka mbetur më pak se një muaj nga dita e zgjedhjeve.

Lexo edhe :  Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Guvernatori i shtetit, Greçen Uajtmer kryeson listën e kandidatëve të Bajden, dhe ky i fundit do ta kishte zgjedhur atë, mbase mund të kishte pasur një fitore të garantuar. Në fillim të tetorit 2016, Klinton e rriti në 7.5 për qind diferencën me Trump, derisa kurba e saj ra pas debateve të dyta dhe të treta presidenciale.

Trump fitoi 43.2 për qind të mbështetjes në sondazhe në Uiskonsin, një shifër kjo përgjithësisht e njohur për presidentin, pasi ai kishte thuajse të njëjtën mbështetje në zgjedhjet e 2016-ës. Por mbështetja për Trump po rritej, para se të njoftonte se ishte prekur nga koronavirusi, një çështje që tronditi votuesit për shkak të mungesës së transparencës nga ana e Shtëpisë së Bardhë.

Javën e kaluar, Trump kaloi 4 ditë në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Ëalter Reed”, ku ai u trajtua për Covid-19 pasi shfaqi simptoma të lehta, dhe kërkonte oksigjen shtesë. Ndërsa mjekët e presidentit u komunikuan qytetarëve mbi gjendjen e Trump, mbetet ende e paqartë se kur ai rezultoi për herë të fundit negativ ndaj koronavirusit të ri. Klinton dhe Trump garuan për një vend në Zyrën Ovale, duke rivalizuar ashpër për të fituar Floridën, me Trumpin që në fund rezultoi fitues me vetëm 1 për qind më shumë të votës popullore. Pas debatit të parë presidencial midis Bajden dhe Trump, mbështetja ndaj ish-zëvendëskryetarit në Florida në përgjithësi u rrit, me thellimin e diferencës nga 2 në 4 për qind.

Debati i dytë presidencial pritej të zhvillohej në Majemi, por refuzimi i Trump për të marrë pjesë në të – që tani është ndryshuar për të qenë virtual – ka shkaktuar një pasiguri të re mbi këtë çështje. Një shtet tjetër ku Klinton dhe Trump udhëhoqën herë pas herë ndaj njëri-tjetrit me radhë ishte Karolina e Veriut, një shtet që zakonisht ka votuar djathtas për gati 4 dekada, me përjashtim të presidentit Barak Obama në vitin 2008.

Epërsia e ngushtë e Bajden në këtë shtet është vetëm 2.8 për qind, një diferencë që gjithashtu është thelluar që kur Trump rezultoi pozitiv me Covid-19. Në Arizona – që ka votuar vetëm një herë demokratët në 50 vitet e fundit – Bajden gëzon një mbështetje prej 48.6, ndërsa Trump vetëm 44.8 për qind.

Trump është mesatarisht më dobët në krahasim me vitin 2016, kur ai kishte afërsisht 45 për qind të mbështetjes në këtë shteti kur kishte përballë Klintonin, një diferencë që nuk ishte kurrë më e madhe se rreth 4 për qind. Atëherë, çfarë do të thotë e gjithë kjo?

Në përgjithësi, shtetet e lëkundura po anojnë më shumë nga Bajden sesa Trump. Disa analistë të sondazheve, ia atribuojnë mbështetjen e dobët të presidentit administrimit të dobët të koronavirusit, që deri tani ka shkaktuar vdekjen e 214.000 amerikanëve.

Por kur zgjedhjet janë vtëm 3 javë larg, votuesit po hezitojnë të mbështeten tek saktësia e sondazheve, siç bënë në vitin 2016. Megjithëse epërsia e Bajden në shtetet e lëkundura është më e madhe se ajo e Klintonit, sipas të dhënave të FiveThirtyEight, rezultatet reale të zgjedhjeve mbeten të pasigurta, ndërsa kriza ekonomike dhe pandemike e koronavirusit vazhdon.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në Rusi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendrën tregtare Alanya në Vladikavkaz të Rusisë. Shpërthimi ka ndodhur në katin me...

Urimet për Krishtlindjen! Atmosfera e festës ndihet kudo në Tiranë

Atmosfera e festive të fundvitit ka mbërthyer vendin tonë. Këtë mëngjes krishtlindjesh urimet janë të shumta dhe të gjithë presin me gëzim e hare...

Lutjet e Papa Françeskut/ Ati i Shenjtë mbajti meshën “Urbi et Orbi” në Vatikan

Le të heshtin armët dhe të kumbojë paqja në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ky ishte mesazhi që dha në këtë ditë Krishtlindjesh nga...

Të huajt zgjedhin Durrësin/ Festat, hotelet të rezervuara nga pushues europiane

Hotelet e Durrësit janë të prenotuar nga shtetas të huaj përgjatë këtyre ditëve të fundit të vitit që përkojnë edhe me festat. Sipas operatorëve...

“Parashqevi Simakun e shkatërroi emigrimi”/ Ngjela: Rasti i saj, i denjë për filma

Parashqevi Simaku ndriçoi që në hapat e parë të karrierës, kur me këngët e saj rrëmbeu zemrat e shqiptarëve. Në një intervistë me gazetaren e...

Lajme të tjera

Web TV