Negociatat me Shqipërinë, The Economist: Për Evropën, gjeopolitika fillon nga shtëpia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prestigjozja The Economist i ka kushtuar një artikull situatës së krijuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Artikulli i “The Economist” fillon me përshkrimin e ngjarjes së ndodhur në vitin 1960 kur Presidenti i Francës, Charles de Gaulle bëri të qante Harold Macmillian, Kryeministrin e Britanisë së Madhe, pasi ai nuk dëshironte që Anglia të bëhej pjesë e “Tregut të Përbashkët”.

Doja të vendosja dorën time mbi supe dhe t’i thoja, ashtu si në këngën Edith Piaf -“ Mos qaj, zoti im” -tregon de Gaulle.

Aderimi “big bang” i 2004, kur dhjetë vende kryesisht nga Evropa Qendrore dhe Lindore u bashkuan, ishte menduar të ishte unifikimi i Evropës. Por ajo çoi në thyerje të reja midis lindjes dhe perëndimit. Diplomatët u bënë jo-diplomatikë në lidhje me Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat u bashkuan në vitin 2007, entuziazmi i tyre për korrupsion u zbeh me ritme shumë të ngadalta pas hyrjes në Bashkimin Evropian.

Kërkesa e propozuar për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po dëshmon edhe një herë procesi është i vështirë dhe sfilitës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bllokoi negociatat e Shqipërisë vitin e kaluar në mbështetje të Holandës dhe Danimarkës, duke i kërkuar që të rregullojë ligjet e saj për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Tani përpjekjet për të zhdukur dëmin e shkaktuar nga presidenti Macron kanë filluar të merren me seriozitet.

Komisioni, nën administrimin e ri dhe i vendosur për të ndjekur një strategji “gjeopolitike”, do të zbulojë deri në fund të muajit reformat në procesin e pranimit, për të qetësuar vetë presidenti francez dhe aleatët e tij.

Samiti që do të mbahet në pranverë të këtij viti do të sqarojë përfundimisht rrëmujën e krijuar dhe do të caktojë rregullat e reja të pranimit.

Lexo edhe :  Një shqiptar merr "Djallin", nis epoka e Igli Tares te Milani

Brenda muajit maj në Zagreb, 27 anëtarët e Bashkimit Evropian do të takohen me fqinjët e tyre nga Ballkani Perëndimor për një konferencë tjetër ku dhe do të arrihet diçka konkrete.

/Burimi: The Economist/ Përktheu: Fjala.al/

Të fundit

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve...

“Kam 7 vite pa takuar motrën”, Laert Vasili: Jeton në SHBA, nuk shkoj dot atje

Aktori i njohur Laert Vasili ka rrëfyer për herë të parë në emisionin "E Diell" raportin që ka me familjen e tij dhe veçanërisht...

Ç’po “kurdis” PD me ndërkombëtarët pas 11 majit? Këlliçi zbulon strategjinë e Berishës

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, strategjinë që demokratët dhe kreu i tyre Sali...

Produktet e stinës mbushin tregjet, por nuk ulen çmimet

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës mbeten me çmime të larta...

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul. “Putini nuk është i interesuar...

Lajme të tjera

Web TV