Thaçi kërkon mundësinë e njohjes reciproke në dialogun Kosovë- Serbi të ndërmjetësuar nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian të vihet në tryezë të diskutimit mundësia e njohjes reciproke.

“Të hidhet në tryezë mundësia e diskutimit për njohjen reciproke dhe kjo duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes pastaj çështjet tjera vijnë më lehtë dhe jo të vazhdohet me çështje teknike qe i kemi diskutuar tash e dhjetë vjet në Bruksel”, u shpreh presidenti Thaçi.

Këto komente presidenti Thaçi i bëri pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

 

“Dua të besoj se vetëm njohja reciproke me standardet e përcaktuara në kornizën e marrëveshjes eventuale që mund të arrihet mund të jetë mundësi e mirë dhe e vetmja që garanton stabilitetin në rajon, fqinjësinë e mirë mes dy vendeve tona dhe garanton të ardhmen evropiane edhe të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se për çështjen e dialogut ka diskutuar edhe ditë më parë gjatë një takimi me Lajçakun në Bruksel.

Ndërsa lidhur me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe Francë ai tha se gjatë takimeve joformale me autoritetet më të larta të SHBA-së dhe gjatë diskutimeve në Paris, ka parë një koordinim më ta lartë për çështjen e dialogut, gjë që sipas Thaçit, duhet të reflektojë edhe brenda në Kosovës që të ketë një unitet përballë dialogut me Serbinë.

Ai nuk është deklaruar për media pas asnjë takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Gjatë të mërkurës, Lajçak pritet të takohet edhe me liderët e partive politike në Kosovë.

Lexo edhe :  Mbledhje e përbashkët Kuvendi me Kosovës dhe Shqipërisë, pjesë e saj dhe Edi Rama

Në Bruksel kanë thënë se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd për të diskutuar “zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Kosova ka thënë se nuk dëshiron ta hapë më çështjen e këtij Asociacioni, por Serbia insiston që të bisedohet për të.

Formimi i tij është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

 

 

Të fundit

“Nuk ka shqiptarë të lënduar”, Hasani për sulmin në Gjermani: Thellësisht të tronditur!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehet thellësisht i tronditur lidhur me ngjarjen e rëndë në...

Ish-forcat e sigurisë së Asadit i dorëzojnë armët qeverisë së re siriane

Ish-forcat e sigurisë të regjimit sirian i kanë dorëzuar armët e tyre qeverisë kalimtare të lidhur me rebelët në qytetin jugor të Sirisë, Latakia,...

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve/Rama: I tmerruar! Shqipëria në solidaritet me Gjermaninë

Pas sulmit të ndodhur në Gjermani, ku një makinë hyri në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke marrë përpara turmën, ka reaguar edhe Tirana...

Ligji për pensionet: Pensionistëve do iu njihet pensioni mbi bazën e librezës së punës

Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin që synon njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për llogaritjen...

FJALA E ATJONIT E RE SIÇ ISHTE I RI

Pasionant i fjalës, Atjon V. Zhiti, e kërkonte dhe e donte atë. Gazeta jonë ka botuar më parë shkrime nga vëzhgimet e tij rinore,...

Lajme të tjera

Web TV