Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona me precedent të mëparshëm kriminal pasi u konstatua se mbanin një armë tip kallashnikov në automjetin që po udhëtonin.
Në pranga janë vënë Klaudjo Misri, Daniel Bako dhe Klajdi Basha të cilët po udhëtonin nga fshati Llakatund drejt qytetit të Vlorës.
Armën e mbante 43-vjeçari Klajdi Basha, ndërkohë që dy shtetasit e tjerë janë arrestuar për moskallëzim të krimit.
Vlen për tu theksuar se Klajdi Basha, 43 vjeç, ka qënë i dënuar më parë në Itali për organizatë kriminale në fushën e prostitucionit.
Klaudjo Misri 28 vjeç, ka qënë gjithashtu i dënuar më parë për trafik droge në Itali dhe Daniel Bako, 34 vjeç i dënuar për vjedhje në Shqipëri
Të tre këta shtetas po udhëtonin me një automjet të tipit taksi, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur arsyet e këtij veprimi. /Ra.My.Fjala.al/