Bastet shikojnë Greqinë si favorite shumë të madhe sot kundër Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova përballet me Greqinë sot dhe agjencitë e basteve e kanë favorizuar shumë përfaqësuesen helene në përballjen e vlefshme për grupin e 3-të të Ligës së Kombeve, duke i dhënë kuotë shumë të ulët fitores së mundshme të vendasve.

Përfaqësuesja e Kosovës, e përfshirë në një krizë rezultatesh, do të përballet sonte me Greqinë në Stadiumin Olimpik të Athinës, duke nisur nga ora 20:45, teksa përfaqësuesja helene ka treguar formë të mirë kohët e fundit dhe duket të jetë favorite për ta fituar grupin. Greqia e fitoi 2-1 ndeshjen e parë kundër Kosovës, të luajtur muajin e kaluar në Prishtinë.

Shumica e kompanive më të mëdha të basteve, përfshirë “Bet-at-home” dhe “Betway”, e shohin Greqinë si favorite të madhe ndaj Kosovës, pasi i ka vënë kuotën 1.60 për të fituar. Ndërsa fitores së mundshme të Kosovës i kanë vendosur kuotë më të lartë, 6.50. Barazimi i mundshëm kuotohet 3.50. Kosova po përjeton një krizë të madhe rezultatesh këtë vit, edhe pse e pati një edicion mahnitës gjatë 2019-2020-ës në veprimtaritë e UEFA-s, por Greqia është në formë shumë të mirë dhe nuk e ka humbur asnjë ndeshje zyrtare prej një viti.

Kurse Kosovës iu bën një vit që nuk e shijon fitoren në një ndeshje zyrtare, që kur e mundi 2-0 Malin e Zi në tetor të 2019-s, në takimin e vlefshëm për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të 2020-ës. Kosova i ka humbur të gjitha mundësitë për ta fituar Grupin e 3-të në Ligën C, pasi e nisi fushatën e re me një barazim dhe dy humbje radhazi dhe është ende në kërkim të fitores së parë. Kur jemi në gjysmë të rrugës në fazën e grupeve, Kosova është e parafundit në grupin e vet me vetëm një pikë të mbledhur, po aq sa ka edhe Moldavia, që renditet e fundit.

Lexo edhe :  Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas 2 raundeve, kampion në peshat e rënda

Grupin e kryesojnë Greqia dhe Sllovenia, me nga 7 pikë secila, në një garë kokë me kokë për ta fituar atë. Edhe në takimin e kësaj mbrëmjeje kundër grekëve, trajneri Bernard Shalond, i cili është nën presion të madh dhe i bombarduar me kritika, do të përballet me mungesat edhe më të mëdha se në ndeshjet e fundit, pasi listës së të dëmtuarve u janë shtuar edhe Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova. Ndërkohë, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi dhe Idriz Voca do të mungojnë sërish.

Në krahun tjetër, Greqia nuk përballet me ndonjë problem apo mungesë kundër “Dardanëve”, dhe, mbi të gjitha, vjen në formë të mirë në këtë takim. Humbja kundër Italisë në tetor 2019 në një ndeshje eliminatore të Euro 2020-ës ishte e fundit e Greqisë në një ndeshje zyrtare. Megjithatë, helenët u mundën nga Austria në një ndeshje miqësore muajin e kaluar. Në gjashtë ndeshjet e fundit zyrtare, Greqia ka korrur 5 fitore dhe ka marrë një barazim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini me çorape?

Gjumi me çorape shpesh shkakton debate të mëdha. Disa e duan atë, veçanërisht gjatë dimrit, ndërsa për të tjerët...

Rikthehen kreditë e buta! Mungonin në Elbasan që prej vitit 2012. Këtë vit ka 85 kuota

Pas pothuajse një dekade në Elbasan është rikthyer programi social i strehimit “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, i njohur ndryshe si kreditë e buta. Me...

Rutte: Evropa do të paguajë armët e SHBA-së për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje që SHBA-ja të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë dhe se Evropa do ta...

Rriten kostot e ngjitjes në Everest/Alpinistët do të paguajnë 14,500 € në sezonin e pikut

Ngjitja e Everestit po bëhet më e shtrenjtë pasi Nepali ka vendosur të rrisë tarifat e lejeve me 36% për herë të parë në...

Hapet“Muzeu i Fëmijëve të Luftës”në Prishtinë,pikturat tregojnë tmerret e luftës

Një nga lëvizjet e para të administratës Trump do të jetë vendosja e ushtrisë përgjatë kufirit, veçanërisht me Meksikën. Një muze i ri hapet në...

Lajme të tjera

Web TV