Fiona Rushiti/Vajza e ajrit, 22-vjeçarja që sfidon me art

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Klea Neli

Akrobatja është gjithmonë në kërkim të aventurës dhe gjetjes së mënyrave ndonjëherë ekstreme për ta çuar akrobacinë në ajër në një tjetër dimension. 

Jeta e saj është në ajër, ku adrenalina dhe arti bashkohen në një, duke bashkëjetuar edhe me rrezikun që mbart një performancë. Kjo është jeta e 22-vjeçares Fiona Rushiti, një talent i zbuluar që në moshë fare të vogël, që me pasion dhe përkushtim ka arritur t’ia dalë.

Guximi ka qenë pika kyçe e saj, pasi prej vitesh merret me sporte ekstreme dhe performon në lartësi të mëdha. Aktualisht Fiona është studente në Universitetin e Sporteve, në master shkencor, dega Rekreacion, gjithashtu trajnon grup-moshat e reja që pse jo të kemi akrobatë të tjerë të shkëlqyer në të ardhmen. Ajo është instruktore në pilates, aerobi, zumba dhe kangoo.

Ka qenë pikërisht performanca në Brar të Tiranës me të cilën ajo ka spikatur, ku në një majë mali, ngjeshur pas një litari dhe pa mjete të tjera mbrojtëse, kreu ushtime akrobacie të ndryshme në 100 metra lartësi. “Performanca e dytë ka qenë në Bovillë, e ngjashme me performancën që realizova në Brar të Tiranës.

E treta ka qenë në balonë, ku unë zbres nga koshi i balonës dhe performoj ushtrime nga më të ndryshmet. Dhe performanca e fundit ka qenë në qendër të Tiranës. Dua të theksoj që e veçanta e kësaj ishte se unë isha pa masat mbrojtëse, pra pa rrip sigurimi në 15 metra lartësi”, – thotë Fiona.

Si e ka zbuluar këtë talent, Fiona shtoi se ka qenë një rastësi, si një dashuri me shikim të parë: “Kam qenë duke parë një vajzë e cila performonte në lartësi jashtë vendit dhe thashë pse të mos jetë edhe një vajzë shqiptare e cila realizon të tilla performanca”. Sigurisht, fillimi gjithmonë është i vështirë dhe 22-vjeçarja që sot me të drejtë futet ndër akrobatet e veçanta të vendit, ka kaluar nëpër faza dilemash dhe vështirësish.

“Kam bashkëpunuar me Rock Tirana, komunitetin e vetëm të kacavjerësve në Shqipëri, të cilët kanë shumë eksperiencë mbi lartësitë dhe sigurinë në lartësi, dhe aktualisht po vazhdojmë stërvitjen dhe trajnimin, sepse kemi akoma edhe më shumë performanca për të realizuar”.

Kur nismat kanë pasionin, frika zhduket dhe i tillë është rasti i Fionës, ku gjithçka që do të bëjë janë këto ushtrime akrobacie nga lartësi të ndryshme. “Performancat në lartësi janë gjithçka që unë dua të bëj dhe do të vazhdoj ta bëj, pavarësisht se në fillimet e mia ka qenë e frikshme, por jo e pamundur për mua si individ, pasi jam trajnuar dhe ia kisha vendosur vetes si qëllim për ta kthyer të pamundurën në realitet.

Lexo edhe :  Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet në vendin e 8-të, triumfon Austria

Unë tani jam mësuar me lartësitë dhe për mua nuk është aspak e frikshme. Unë them që në jetë duhet ta sfidosh gjithmonë frikën tënde dhe në momentin që ti arrin ta sfidosh dhe të mos e kesh më atë frikë, atëherë ti ke fituar.” – theksoi 22-vjeçarja.

Gjithmonë duke sfiduar veten se deri ku do të arrijë e në zbulim të vendeve të reja, ajo mezi pret për performancat e radhës, të cilat do të jenë vërtet ‘të çmendura’. “Performancat e radhës janë ushtrimet e akrobacisë nga një parashutë. Do të shkoj dhe në Kosovë për të përfaqësuar dhe Kosovën, gjithashtu kam dhe një bashkëpunim për një performancë nga helikopteri, ku do të jem e para në Ballkan, e cila vendos rekord për një performancë të tillë”, – shtoi ajo.

Për sa u përket opinioneve të njerëzve që e ndiqnin, Fiona tha se mesazhe të ndryshme i vinin, ku mezi prisnin performancat e radhës dhe, duke njohur tipin e saj, pyesin ku do të jenë këto performanca. Çdo gjë është pëlqyer shumë nga publiku dhe njerëzit janë një motivim për të. “Njerëzit më kanë vlerësuar me titullin “Shqiponjë e shqiptarëve”. Unë çdo ditë marr mesazhe nga më të ndryshmet se kur do t’i realizoj performancat e radhës dhe janë në pritje të çdo performance që unë do të nxjerr”.

Por për sa u përket prindërve të saj, a ndihen ata të lumtur apo të frikësuar? “Babin dhe motrën i kam pasur gjithmonë mbështetje për çdo vendim që kam marrë, dhe për të realizuar performancat në lartësi më kanë mbështetur gjithmonë. Mami është ajo që ka frikë, sa herë që kam për të realizuar performanca në lartësi, ajo fillon qan dhe nuk ka guximin të vijë të më shohë nga afër.” – shtoi Fiona.

E fiksuar pas sporteve ekstreme, 22-vjeçarja realizon performanca dhe numra ajri me zjarr. “Unë jam e para akrobate që performoj numër ajri me zjarr, momenti i parë është shumë i vështirë, sepse je në ankthin dhe frikën se si do të dalë performanca, tymi i zjarrit të mbyt gjatë kohës që performon. Nuk ua sugjeroj njerëzve që nuk janë trajnuar për të realizuar të tilla performanca, sepse nga zjarri në rast se diçka nuk shkon mirë, mund të dëmtohesh”, – theksoi ajo.

Planet e saj ishin të shumta, por disa tha se i kishte realizuar. Ajo ishte e para akrobate në trevat shqiptare që performon në lartësi të mëdha. Sigurisht, vështirësia e performancave vjen duke u rritur dhe qëllimi i saj është të vendosë rekorde të reja të performancave në vijim dhe të ngrejë sa më lart flamurin shqiptar./Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

Operacioni ‘Ura’, prokurori italian zbërthen skemën se si vinin paratë në Shqipëri

Në konferencën me SPAK lidhur me operacionin Ura, prokurori italian zbërtheu skemën se si anëtarë të këtij grupi dërgonin paratë në...

Operacioni antidrogë me Italinë/ Proda: 349 punonjës policie të përfshirë në aksion

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka dhënë detaje më tepër në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në Shqipëri...

Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se megaoperacioni “Ura”  nga SPAK dhe...

Hailey Bieber flet për mëmësinë dhe zërat për divorc: Është periudha më e ndjeshme

Hailey Bieber është lodhur nga fakti që jeta e saj po analizohet në mënyrë të detajuar, veçanërisht pas ardhjes në jetë të fëmijës së...

“Mafia shqiptare”/ Prokurori Publik i Barit: Të vendosur për të luftuar këtë “kancer”

Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kundër...

Lajme të tjera

Web TV