Fidel Ylli thirrje Ligës: Mos humbisni kohë me bojkot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fidel Ylli, i deleguari i qeverisë për të zgjidhur ngërçin me Ligën Profesioniste, me këta të fundit që kërkojnë ndryshime në ligjin e sportit, në të kundërt do të vijojnë bojkotin, i bën një tjetër thirrje, këtë herë nga foltorja e parlamentit.

As Fideli Ylli nuk është i kënaqur me këtë ligj e ri të sportit por kërkon që FSFH dhe Liga ti japin fund bojkotit, në mënyrë që të ulen në një tavolinë për të negociuar apo për ti dhënë një zgjidhje këtij problemi:

“Në kuadër të reformës në sport, ka marrë disa nisma ligjore. Nuk jam dakord me një deputet që tha se qeveria po bën këto gjëra për fushatë elektorale. Këto nisma kanë disa muaj në parlament. Duke konsideruar Ligjin e Sportit si më të rëndësishmin ne menduam ta shtronim çështjen për debat në muajin shtator kur fillonte sesioni i ri. Në kuadër të nismave të reja në sport, ka marrë një nismë për të ndryshuar situatën në sport. Njëra ka qenë ndërhyrja në Kodin Penal, sepse ka patur dhunë për të rregulluar situatën në stadiume.

Kemi bërë një ligj për lehtësira fiskale për sa i përket sportistëve elitarë. Sporti ka shqiptar ka 30 vjet që vuan, sepse qeveritë e ka në parë si thelë përmbi bisht. Qeveria Rama ka investuar për sportin sa në 100 vjet shtet shqiptar. 31 milionë euro janë dhënë për infrastrukturë sportive: stadiumet, Tirana Olimpik Park, Qendra Olimpike e Korçës, 64 palestra sportive.

A mund të thotë ndonjëri nga ju që jam i kënaqur me kaq? Jo, nuk jam i kënaqur, por kjo tregon se qeveria e ka futur sportin në prioritet. E ka aset të çmuar në duart e qytetarëve shqiptarë”, shprehet Ylli.

Më tej ai thekson se Kryeministri ka thënë do të investojmë në sport që të ulim shpenzimet në shëndetësi, sepse nuk duhet të përhapet obeziteti në shoqëri, nga alkooli, droga.

Lexo edhe :  Al Nassr siguron një super blerje, sulmuesi 21-vjeçar zgjedh Arabinë Saudite

“Këto janë nisma. Kemi një nismë që të gjithë mallrat sportive që vijnë nga importi të mos doganohen. Është një lehtësi e madhe dhe për futbollin se materialet që dërgohen nga FIFA dhe UEFA të hyjnë në territorin tonë pa doganë.

Kemi ligjin 6% TVSH, por kam propozuar që do ta bëjmë dhe për privatët, jo vetëm për klubet. Nuk mund t’i kërkojmë qeverisë të bëjmë stadiume, por dhe privati të ketë mundësi të bëjë në tokën e tij një palestër, pishinë, fushë basketbolli, apo stadium. Më vjen mirë që dhe deputetë të tjerë po flasin për sportin. Sporti nuk është një garë një kompeticion, është cilësi jete. Prandaj qeveria ka marrë disa nisma, që nuk kanë përfunduar”, shtoi ai.

Sipas Fidel Yllit, “Kemi Ligjin e Sponsorizimit që jam i pakënaqur dhe sot pas një muaji, FSHF-ja, Liga ka kërkuar që të ulet me të deleguarin e parlamentit dhe qeverisë për të folur me Ligën Profesioniste për faljen e taksave dhe ligjin e sponsorizimit dhe 6% TVSH për produktet e sportit u kam thënë se nuk janë me presione dhe bojkote.

Mos humbni kohë se prapë do të vini tek unë dhe ministrja e Financave që ne të arrijmë në zgjidhje. Pas një muaji bojkot, pas parlamentit ,me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, me ministren e Financave do të ulemi që ne të zgjidhim problemet e sportit. Duke zgjidhur problemet e futbollit, zgjidhim dhe problemet e federatave të tjera”, shtoi ai.

Në Europë nuk kemi vajtur me politikat tona. Nuk kemi vajtur as me ekonomi, as me ndonjë fushë tjetër, por me sport në Europë. Sepse kemi sportista kampionë Europe dhe bote”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 3 shkurt 2025

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët...

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim, kryesisht gjatë muajve të ftohtë. Shumë...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Lajme të tjera

Web TV