Olldashi, Basha, Nishani apo Noka? Vlerësimi i ish-drejtorit të Përgjithshëm, për ministrat e Brendshëm të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi jep vlerësimin për ministrat e Brendshëm gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike. Gjatë 8 viteve 2005 deri në 2013 në këtë post kanë qenë si ministra Sokoll Olldashi, Bujar Nishani, Lulzim Basha dhe Flamur Noka. Por si i vlerëson ish-numri 1 i policisë këta ministra? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Prençi dha vlerësimet e tij për katër ministrat.

-Gjatë viteve 2005-2013 kanë qenë ministra të Brendshëm Sokol Olldashi, Lulzim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka. Si e vlerësoni punën e tyre?

-Për të dhënë një vlerësim për ministrat është kryeministri ai që vlerëson punën e tyre. Unë kam qenë një menaxher i lartë, një teknicien, por unë jam ndjerë mirë me të tre ministrat që kam punuar. Po t’i thërrasim memories, që në kohën e ministrit Olldashi u bë një punë e jashtëzakonshme. Mendoj që zoti Olldashi nga ministër i Brendshëm mori një ministri tjetër të rëndësishme. Zoti Nishani gjithashtu. Edhe zoti Basha gjithashtu. Kjo do të thotë që të tre ministrat që kam punuar unë, kanë performuar në mënyrë të shkëlqyer. Dhe unë kam qenë i privilegjuar që kam punuar me ta. Në punën time si drejtues i policisë, ministrat nuk kanë ndikuar për ta përdorur politikisht. Ne jemi ballafaquar me dështimet dhe sukseset./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Partizani para ndeshjes në Europë, ndryshon axhenda për të kuqtë

Partizani do të rikthehet pas 15 ditësh në Tiranë. Në fillim u diskutua shtyrja e qëndrimit në Ohër, por...

Shqiptarët rrisin kursimet/ Depozitat bankare u zgjeruan në lekë dhe në euro

Rriten depozitat si ne leke dhe ne euro.Të dhënat e Bankës së Shqiperisë konfirmojnë se kursimet e shqiptarëve bankare në monedhën vendase, në fund...

Meta nga burgu: Zbulimi i kartës së Monikës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës time!

Kryetari i Partisë së Lirisë (ish-LSI), i arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, aktualisht i pandehur për çështjen e lobimit...

GJKKO masë sigurie ndaj kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka vendosur masë sigurie ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme...

“Farsë e turpshme”/ Tedi Blushi merr në mbrojte Berishën dhe dhëndrin e tij

Sekretari i PL-së Tedi Blushi foli në konferencën e sotme për procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar atë një farsë politike dhe...

Lajme të tjera

Web TV