OBSH: Asnjë përfitim për të sëmurët me COVID nga Remdesivir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Remdesivir, i cili është përdorur në muajt e fundit tek pacientët me Covid-19, duke përfshirë edhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ka pak ose aspak efekt në mbijetesën dhe përparimin e sëmundjes tek pacientët e shtruar në spital.

Lajmi erdhi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila kreu një test për katër ilaçe, duke përfshirë 11 mijë pacientë në 30 vende.

Sipas procesit të Solidaritetit të OBSH-së, remdesivir dhe tre ilaçe të tjera si lopinavir, ritonavir dhe ilaçi i malaries hidroksiklorokina dhe interferoni, duket se kanë pak ose aspak efekt tek pacientët e shtruar në spital për Covid-19.

Ishin të shumta shpresat e vendosura përgjatë muajve të fundit tek remdesivir, i cili është një ilaç kundër Ebolës, madje aq sa Bashkimi Europian njoftoi në fillim të muajit një kontratë për furnizimin e 500 mijë dozave shtesë të ilaçit antiviral, pasi sasia e këtij ilaçi ishte e kufizuar, për shkak të blerjes masive të tij nga SHBA.

Për më tepër, me gjithë dyshimet për efektivitetin e tij, remdesivir ishte ilaçi i parë që mori miratimin nga EMA -Agjencia Evropiane e Barnave- për trajtimin e rasteve të rënda të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Studime të tjera kanë theksuar efektivitetin e ilaçit në shkurtimin e kohës së shërimit tek të rriturit e shtruar në spital me Covid-19.

Kujtojmë se ndërsa terapia me antitrupa është duke u testuar për pacientët me simptoma të lehta të sëmundjes, presidenti Trump mori një ilaç antiviral që normalisht u jepet pacientëve në gjendje të përkeqësuar dhe i cili fillimisht u krijua për të trajtuar një sëmundje tjetër virale, Ebolën.

Prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead, remdesivir është ilaçi i parë për trajtimin e koronavirusit që mori miratimin për përdorim emergjent nga Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet.

Lexo edhe :  Avioni “Eurofighter” goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

Ilaçi vepron duke ndërhyrë në mënyrën sesi virusi reagon për të prodhuar kopjet e tij gjenetike.

Megjithatë ai nuk është një ilaç që e shëron sëmundjen. Nuk është provuar për shembull se remdesivir-i ul rrezikun e vdekshmërisë.

Sipas një studimi, ai shkurton kohën e qëndrimit në spital.

Një studim tjetër zbuloi se pacientët që morën ilaçin remdesivir ishin në gjendje më të mirë sesa ata që u trajtuan me placebo./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Dorëhiqet drejtoresha e QSUT, kush është ish-deputeti që e zëvendëson

Ndërrohet sërish drejtuesi i QSUT. Donjeta Bali është dorëhequr nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitarë ‘Nënë Tereza’, detyrë të cilën...

Takimet “speciale” në burgje me eskorta/ Zv.drejtori: Nuk është incident me pasoja!

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Isufaj, ka foluar në emisionin "Real Story" pas lajmit se modelja nga Kosova, Ziza Pajaziti, ka takuar në...

“Të vërtetat që thuhen nga kabina telefonike e 313-tës”/ Blushi ankohet sërish për Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së LIRISË Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me situatën e kreut të...

Vapë ekstreme në Iran! Temperaturat shkojnë mbi 52°C, qeveria në mungesë uji

Autoritetet iraniane kanë bërë thirrje për kufizimin e menjëhershëm të konsumit të ujit për shkak të valëve ekstreme të të nxehtit dhe një krize...

Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, teksa kujtojmë se...

Lajme të tjera

Web TV