Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është shkarkuar sot nga kryeministri Avdullah Hoti.

Mësohet se shkarkimi i Rashit Qalajt ka ardhur si shkak i performancës së dobët.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thotë njoftimi i ZKM’së.

Mediat kosovare raportojnë se në vend të tij, është emëruar përkohësisht Samedin Mehmeti.

Kujtojmë se Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në gusht të vitit 2018 nga kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj.

Në dy shtetet e shqiptarëve, si në Shqipëri dhe Kosovë, pozicioni i kryepolicit shihet si port politik. Ndaj nuk është çudi, që drejtori i ardhshëm që do të vijë nga radhët e policisë të jetë një njeri i besuar i LDK-së.

la.mi/fjala.al

Të fundit

Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Me shumë gjasë e keni në kuzhinë Studiuesit nga Universiteti William Paterson në New Jersey kanë analizuar 41 lloje të...

E bujshme! Zidane rikthehet në stol, destinacioni i tij…

Spekulimet për rikthimin e Zinedine Zidane në stolin e trajnerit po intensifikohen gjithnjë e më shumë. Edhe pse emri i tij nuk u përmend...

Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

Një kopsht zoologjik në Danimarkë ka vendosur të bëjë thirrje publike për një “donacion ndryshe”. Ai po kërkon kafshë shtëpiake “të padëshiruara, por të shëndetshme”...

Inter humb durimin me Lookman, dalin dy pista të reja në merkato

Duke parë rezistencën e Atalantës që nuk lejon largimin e Ademola Lookman tek Inter, drejtuesit e klubit zikaltër nuk po rrijnë më duarkryq dhe...

Parashikimi i Baba Vangës për alienët për vitin 2025/ Disa besojnë se po bëhet realitet

Baba Vanga, një parashikuese bullgare e ndjerë që ndërroi jetë më shumë se një çerek shekulli më parë, mbetet një trend aktiv në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV