Italia ka regjistruar 10,010 infeksione të reja dhe 55 vdekje gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është shifra më e lartë e shënuar që nga përhapja e virusit në Itali.
Ministria raportoi se në kulmin e pandemisë në muajt Mars dhe Prill u arrit kulmi ditor me më shumë se 900 viktima. Ditët e fundit, numri i personave në kujdes intensiv është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Italia ishte vendi i parë në Evropë që u prek rëndë dhe ka numrin e dytë më të lartë të të vdekurve në kontinent pas Britanisë ndërkohë që në vend janë kthyer një sërë kufizimesh.
Ditën e djeshme, në Itali u shënuan 7332 raste të reja dhe 43 viktima sipas raportit nga ministria e Shëndetësisë.
Pa.Va/Fjala.al