A e dinit se një në tre britanikë i kanë larë çarçafët e tyre vetëm një herë në vit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim mbi zakonet e pastrimit ku morën pjesë 2000 persona zbuloi se një në tre britanikë i lan çarçafët vetëm një herë në vit.

Studimi zbuloi se 30% nga 2000 personat pjesëmarrës, lanin çarçafët e tyre çdo 12 muaj edhe pse ekspertët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për pastrim të shpeshtë pasi shtrati mund të kthehet në një banesë për merimangat, kërpudhat dhe kjo do të shkaktojë infeksione dhe irritime në lëkurë.

Pas studimit të kryer nga Hammonds Furniture, doktor Aragona Giuseppe u bëri thirrje njerëzve që të ndërronin çarçafët e tyre të paktën një herë në javë për një pastërti optimale.

Ndërkohë rezultati i studimit për pastrimin e të brendshmeve nuk është se bëri shumë ndryshim nga ai i çarçafëve, shkruan Mirror. Pjesëmarrësit u pyetën se sa shpesh i pastronin të brendshmet dhe rezultati ishte: një në 10 burra i lante të brendshmet pas 10 përdorimesh, ndërsa 80% e femrave thanë se i lanin ato pas çdo përdorimi.

Gjithashtu doktor Giuseppe u rekomandoi pjesëmarrësve që larja e mbathjeve dhe çorapeve pas çdo përdorimi ishte e nevojshme, me përjashtim të reçipetave të cilat duhet të pastroheshin pas 3-4 herë të veshur.

Interesante nga studimi ishte fakti se brezi i këtij mijëvjeçari ishte se ky ishte brezi më i pastër në krahasim më moshën mbi 65-vjeç të cilët kishin zakone më të këqija.

Përshtati për Fjala.al Restina Guri

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV