Si të përballojmë rënien e flokëve në vjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjeshta është një nga katër stinët e bukura të vitit. Karakteristika e stinës së vjeshtës është rënia e gjetheve në tokë nga drunjtë dhe ngjyra karakteristike që marrin bimët.

Po çfarë ndodh me flokët tona në këtë stinë?

Organizmi i njeriut pëson ndryshime të cilat ne duhet të përshtatemi pasi çdo gjë kthehet në normalitet pas njëfarë kohe.

Rënia e flokëve në këtë stinë është e ngjashme me rënien e gjetheve të vdekura të pemëve.

Pra, edhe flokët bien, sepse përsërisin ciklin e tyre të përvitshëm (lindja e një floku të ri, rritja, faza e maturimit dhe vdekja).

Ky cikël është i përhapur tek të gjithë njerëzit, prandaj duhet të jemi ne ata që me anë të një kujdesi të veçantë të reduktojmë rënien dhe të përshpejtojmë rikuperimin e tyre.

Disa nga mënyrat më të mira që çojnë në zgjidhjen problemit tuaj janë maskat natyrale për flokët.

Këto jo vetëm stimulojnë në rritjen e shkëlqimin natyral të flokut tuaj , por parandalojnë rënien e flokëve.

-Shpërlarja me çaj kamomili: Pas larjes, shpëlani flokët me çaj kamomili.

Në një litër ujë të valuar, hidhni katër lugë kamomil të tretur dhe përzieni për 10 minuta.

Kur çaji të ftohet në një temperaturë që është e këndshme për ta përdorur , atëherë shpëlani flokët tuaj .

Po ashtu mund të përdoren edhe hithrat ose rrënjët e hithrave (rrënjët e hithrave kanë 70% më shumë veti dhe lëndë ushqyese se vetë gjethet).

Këtë mënyrë të shpëlarjes duhet ta përdorni deri sa të ndalohet rënia e flokëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe...

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e...

Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së bashku me fundin e operacioneve...

Turizmi në Durrës po rritet, 6500 vizitorë në Kullën Veneciane

Një nga pikat më të vizituara gjatë këtij sezoni në qytetin e Durrësit është Kulla Veneciane, monument i shekullit XV. Pas restaurimit ajo është kthyer...

“Musiala, Musiala, Musiala”. Emri që trembi Florian Wirtz kur po bisedonte me Bayern

Më në fund zbulohet arsyeja pse Florian Wirtz i befasoi të gjithë duke refuzuar "ëndrrën e gjermanëve", Bayern, për t'u transferuar te Liverpool. Podkasti gjerman...

Lajme të tjera

Web TV