Ngushtica e Hormuzit, Vendet e BE-së mision për mbikëqyrje detare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania ka marrë masa për mbrojtjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një vendkalim për gati një të tretën e gjithë naftës që tregtohet nga deti.

Ministria e Jashtme e Francës përmes një njoftimi të shpërndarë bën me dije se Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda dhe Portugalia kanë dhënë mbështetjen e tyre për një mision të mbikëqyrjes detare në Ngushticën e Hormuzit.

Deri më tani Ngushtica e Hormuzit ka qenë në qendër të tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së si dhe aleatëve të saj në rajon.

Masa vjen pas “rritjes së pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë” në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, thuhet në deklaratë, në të cilën citohen “incidente të shumta detare dhe jo-detare”.

Kjo situatë ka ndikuar në lirinë e lundrimit dhe sigurinë e anijeve dhe ekuipazheve evropiane dhe jo-evropiane në zonë për muaj të tërë. Ajo gjithashtu ka rrezikuar tregtinë dhe furnizimin me energji me pasoja të mundshme ekonomike në të gjithë botën”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër Arabia Saudite u bashkohet patrullimeve në ujërat e Gjirit Persik, ndërsa pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nëntor filluan operacionin e vet së bashku me aleatët për të mbrojtur transportin detar në rajon.

Të fundit

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Milan dhe Juventus, në garë për “dështakun” e sezonit

Sipas asaj që raporton “talkSport, Milan dhe Juventus kanë shtuar interesimin për Darwin Nunez. E ardhmja e sulmuesit uruguaian te Liverpool është në dyshim,...

Lajme të tjera

Web TV