Pandemia/Rekord shitjesh të pajisjeve për matjen e temperaturës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse bizneset po rihapen në të gjithë botën, pandemia vazhdon të jetë e pranishme. Shumë prej janë duke matur temperaturën e njerëzve para se ata të lejohen hyjnë në mjediset brenda.

Por në shumë raste përdorimi i termometrave të dorës mund të mos jenë praktik dhe i efektshëm. Sistemet me imazhe termike lejojnë që të matet temperatura pa qenë nevoja që dikush të jetë fizikisht pranë personit që po monitorohet. Kërkesa për këto lloj pajisjesh po rritet në mënyrë të ndjeshme në mbarë botën.

Në këtë epokë COVID-i, shumë biznese, të tilla si ky salon bukurie, u kërkojnë klientëve që së pari të kalojnë një provë të temperaturës, me një pajisje si kjo para se të hyjnë.

Matja e temperaturës është diçka që duhet ta bëjmë gjithmonë. Dhe kjo mund të bëhet e automatizuar“, thotë Daniel Putterman, drejtor ekzekutiv me kompaninë Kogniz.

Shumë biznese, ku hyrje-daljet e klientëve janë të shpeshta, po kërkojnë pajisje që mund të masin temperaturën më shpejt për të lejuar më shumë njerëz të qarkullojnë brenda mjediseve të tyre. Në këtë pikë mund të ndihmojnë sistemet e imazheve termike – që duket se po kërkohen tani nga të gjithë.

Shkollat, parqet, stadiumet sportive”, thotë Chris Bainter me kompaninë FLIR.

Edhe pse teknologjia e matjes së temperaturës nuk diagnostikon sëmundjen dhe jo të gjithë me COVID-19 kanë temperature të lartë, kërkesat për sistemet termike po shtohen.

Nga 10 porosi në muaj që kishim më parë, tani marrim rreth 100 në ditë”, thotë Max Salisbury, me kompaninë Thermoteknix Systems.

Shumë kompani, përfshirë Thermoteknix-in, kanë prodhuar aparate me rreze infra të kuqe që masin temperaturën e trupit.

Lexo edhe :  Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Një aparat i tillë është i barabartë me sensorët e 110,000 kamerave fotografike. Rrezet e tyre infra të kuqe goditen nga nxehtësia e trupit”, thotë Max Salisbury.

Kompania FLIR thotë se pajisjet e saj të kontrollit të temperaturës, janë bërë më të efektshme ndër vite.

“Tani shohim më shumë algoritme kompjuterike dhe inteligjencë artificiale që ndihmojnë në automatizimin e pjesëve të këtij procesi, i cili lejon një qarkullim më të shpejtë dhe saktësi të lartë të matjes”, thotë Chris Bainter me kompaninë FLIR.

Në vend të një aparati fotografik, kompania ThermalPass përdor sensorë me rreze infra të kuqe për të matur temperaturën e trupit.

“Nuk ka rrezik që ajo të mos e masë temperaturën në të gjitha pikat e trupit”, thotë Michael Lende me kompaninë ThermaPass.

Kompania Kogniz ofron një sensor optik me rreze infra të kuqe së bashku me një kamera që jo vetëm mat temperaturën e trupit, por dikton gjithashtu nëse dikush përdor maskë apo ruan distancën fizike.

Pra bëhet një platformë tërësisht e automatizuar“, thotë Daniel Putterman.

Ndërsa pajisjet që masin temperaturën mund të parandalojnë përhapjen e sëmundjes, zyrtarët e shëndetësisë sugjerojnë më shumë testime për të diagnostikuar COVID-19./VOA/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV