Pse disa njerëzve iu duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga Covid-19?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit që infektohen me virusin SARS-CoV-2 dhe zhvillojnë sëmundjen e COVID-19 mund të shërohen mesatarisht pas dy javësh nga paraqitja e parë e simptomave.

Për disa raste më të rënda të COVID-19, mjekët thonë se shërimi i të infektuarve mund të zgjasë deri në gjashtë javë.

Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë njerëz po thonë se vazhdojnë të kenë simptoma për javë ose muaj edhe pasi kanë menduar se janë shëruar.

Ky fenomen është përhapur aq shumë, saqë tani i është dhënë emri: “COVID i gjatë”.

Nuk ka asnjë përkufizim mjekësor ose listë të simptomave të njëjta për të gjithë pacientët – dy persona me COVID-19 të gjatë mund të kenë përvoja shumë të ndryshme, por forma më e zakonshme e këtij virusi është lodhja dhe plogështia e përgjithshme.

Simptoma të tjera përfshijnë gulçim, kollë të vazhdueshme, dhimbje të kyçeve, ngërçe muskulore, probleme të dëgjimit dhe shikimit, dhimbje koke, humbje e shijes dhe nuhatjes si dhe dëmtime të zemrës, mushkërive, veshkave dhe zorrëve.

Simptomat afatgjata të COVID-19 rezultojnë edhe me probleme mendore, që përfshijnë depresion, ankth dhe paaftësi për të menduar qartë. Së voni, një term që po përdoret shpesh për mungesën e qartësisë së mendjes është “mjegulla në tru”.

Në kategorinë e COVID-it afatgjatë nuk përfshihen vetëm njerëzit të cilëve u duhet kohë për t’u rikuperuar nga kujdesi intensiv. Edhe njerëzit me infeksione relativisht të lehta mund të mbesin me probleme shëndetësore të përhershme dhe serioze.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim që COVID afatgjatë ekziston”, i tha profesor David Strain nga Universiteti i Exeter, BBC-së, i cili tashmë po pranon pacientë me simptoma afatgjata të COVID-19 në klinikën e tij që vijnë kryesisht me sindromën e lodhjes kronike.

Studiuesit dhe doktorët në klinika ende nuk kanë rënë dakord për emërtimin e këtyre simptomave të gjata. Literatura përfshin “sindromën post-COVID” dhe “COVID-19 kronik”. Tani studiuesit, grupe pacientësh dhe ata që preken nga kjo gjendje gjithnjë e më shumë po e përdorin termin “COVID i gjatë”.

Ata gjithashtu bëjnë thirrje që përcaktimi i rikuperimit nga COVID-19 të bazohet në kritere që nuk lidhen vetëm me një test negativ të COVID-19.

Lexo edhe :  Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Arritja e marrëveshjes për terminologjinë e duhur për gjendjen afatgjatë të COVID-19 është thelbësore, thotë Felicity Callard nga Universiteti i Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar për revistën Nature, e cila gjithashtu është e prekur me COVID që një kohë të gjatë.

Callard është një nga një grup studiuesish që kanë kaluar përvojën e COVID-it të gjatë – dhe të cilët krijuan një blog për British Medical Journal, duke u bërë thirrje komuniteteve kërkimore dhe mjekësore të fillojnë të përdorin termin “COVID i gjatë” në vend të disa emrave alternativë.

Autorët e blogut pretendojnë se fjalët si “post”, “sindromë” dhe “kronike” delegjitimojnë vuajtjet, gjë që e bën të vështirë që njerëzve t’u ofrohet kujdesi i nevojshëm.

Termi “COVID i gjatë” u përdor për herë të parë në Twitter si një hashtag nga Elisa Perego në maj të këtij viti, për të përshkruar përvojën e saj të ‘një gjendje shumëfazore’, ciklike që ndryshonte në kohë dhe simptoma nga rruga dyfazore e diskutuar në punimet e hershme shkencore, që u përqendrua në shtrimin në spital të pacientëve.

Vetëm tre muaj më vonë, pas një avokimi intensiv nga pacientët në të gjithë botën, ky term i shpikur nga pacientët u përdor nga akterë të fuqishëm, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek nga afër zhvillimin e çështjeve që lidhen me COVID-in e gjatë, shkruan REL. Studiuesit dhe agjencitë e financimit duhet gjithashtu të marrin në konsideratë më urgjentisht përkufizimin e shërimit nga COVID-19 dhe nëse duhet të miratojnë termin ‘COVID afatgjatë’ dhe të vendosin zërin e pacientit në qendër të procesit.

Shumë nga këta pacientë thonë se sëmundja afatgjatë ndikon seriozisht në jetën e tyre, shpesh duke i lënë të paaftë për punë dhe jetën e përditshme.

Edhe më keq, kur ata shpesh marrin pak ose aspak mbështetje nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët ose janë të hutuar nga simptomat e qëndrueshme të pacientëve të tyre dhe nuk dinë si t’i lehtësojnë ato ose e refuzojnë plotësisht fenomenin.

Pacientët u organizuan në grupe mbështetëse joformale që u shfaqën në Internet, të tilla si Long COVID SOS./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV