VIDEO/ 11-vjeçari vjedh autobusin e shkollës dhe i arratiset policisë për 45 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 11-vjeçar nga Luiziana, Shtetet e Bashkuara, vodhi autobusin e shkollës dhe iu shmang makinave të policisë për 45 minuta nëpër rrugët e qytetit.

Djali 11-vjeçar i paidentifikuar, i hipi autobusit të shkollës të dielën e kaluar dhe më pas u largua duke hipur nëpër trotuare dhe duke mos respektuar rregullat e qarkullimit ndërsa ky ishte momenti kur policia e vuri re të miturin.

Policët kanë deklaruar se ai goditi 3 automjete gjatë rrugës dhe dëmtoi shumë prona private por fatmirësisht askush nuk u lëndua. Aventura e 11-vjeçarit ka zgjatur 45 minuta rrugëve të qytetit ku i largohej policisë deri në momentin që u përplas me një pemë.

 

Siç shihet dhe nga fotot të publikuara nga mediat e huaja i mituri është vënë në pranga, e ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat e vjedhjes së automjetit, shpejtësi tej normave të lejuara dhe dëmtim i pronës.

Ndërkohë është ende e paqartë se si ai arriti të siguronte çelësat e automjetit, e për më tepër kur shkollat janë të mbyllura në fundjavë. E sigurisht që jemi tepër kurioz se si vetëm 11-vjeç mundi të arrinte pedalet dhe të sillte policinë vërdallë për gati një orë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV