BE jep lajmin e mirë: Nuk ka rikthim vizash për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian nuk do të rikthejë vizat për Shqipërinë.

Përfaqësuesi i delegacionit të BE në Tiranë, Sylvain Gambert sqaroi se sistemi online ETIAS, nuk do të aplikohet vetëm për shqipërinë por për 62 vende që kanë liberalizim vizash.

“Jo nuk ka kthim në sistem vizash, me sistemin ETIAS nuk do të thotë aplikim për vizë. Pra flasim për ato vende si Shqipëria të cilat u është dhënë regjimi i liberalizimit të vizave. Pra vende që nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në Bashkimin Europian. Ne për dy muaj do të fetsojme edhe 10-vjetorin e procesit të liberalizimit të vizave mes BE dhe Shqipërisë. Pra edhe njëherë, nuk sjell ndryshim për vizat sistemi ETIAS. liberalimi i vizave është për 62 shtete që u është lejuar regjimi pa viza. Sistemi ETIAS do të aplikohet për të 62 shtetet përfshirë Shqipërinë. Pra të gjithë qytetarët që vijnë nga këto vende do të duhet të japin informaion paraprak përpara udhëtimit të tyre”, u shpreh ai.

Gambert shton më tej se përpara se të udhëtojnë qytetarët shqiptarë duhet të aplikojnë online dy javë para në sistemin ETIAS ku duhet të japin të dhënat e tyre dhe numrin e pasaportës.

“Përkundrazi përgjigjia është që kjo gjë do të lehtësojë udhëtimin ky autorizim është i vlefshëm për tre vjet brebda kësaj periudhe tre vjeçare, brenda rregullave të sisitemit të liberalizimit të vizave, pra qëndrimi maksimal prej 90 ditësh, mund të udhëtosh për një perudhë tre vjetore duke patur parasysh, që jo çdo herë që udhëton duhet të kesh këtë aurtorizim, por ketë e ke për tre vjet”, theksoi ai.

Lexo edhe :  Kolonjë, gjendet i dekompozuar turpi i një personi

Para pak javësh kjo çështje shkaktoi polemika në vendin tonë, kryesisht në rrjetet sociale, por që nuk munguan as reagimet nga ana e opozitës. Ishte Kreu i Grupit Parlamentar të Paritsë Socialiste, Taulant Balla ai që reagoi më pas duke thënë se këto janë thjesht spekulime, që sipas tij qarkullojnë me qëllim nga opozita.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Këngëtarja Enca Haxhia ka ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie pas një postimi të fundit në rrjetet...

Drejtësia me standard të dyfishtë, Berisha duhet të jetë në burg

Avokati Romeo Kara ka ngritur akuza për përdorimin e dy standardeve në sistemin e drejtësisë ndaj dosjes “Partizani” dhe gjykimit të Sali Berishës, duke...

“Racizmi” shtetëror?!

Nga Ben Andoni Racizmi lidhet me besimin e konceptit të superioritetit absolut të një race mbi tjetrën, gjë e cila sjell si pasojë diskriminimin, segregacionin...

Gola dhe festë me shqiponjë, Uzuni dërgon Austin në gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)

“Zgjohet” Myrto Uzuni, me “bomberi” kuqezi që rikthehet të bëjë protagonistin te ekipi i Austin. Pushimet me sa duket kanë ndikuar për mirë tek...

Zjarr në Marsejë, lëndohen 110 persona, evakuohen qindra të tjerë

Një zjarr i madh ka përfshirë periferi të Marsejës, qytetit të dytë më të madh të Francës, duke plagosur lehtë rreth 110 persona, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV