Në luftën kundër ngrohjes globale na ndihmon një “mik” nga hapësira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një satelit vrojtues i tokës pritet të niset drejt hapësirës nga Kalifornia muajin që vjen. Sateliti që është prodhim evropian do të dërgojë në tokë vlerësimet më të sakta ndonjëherë për nivelin e ujërave, duke ndihmuar shkencëtarët të studiojnë gjendjen e oqeaneve si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Vendi që shtrihet përgjatë Oqeanit Indian, Maldive përbëhet nga 1 mijë e 200 ishuj. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen pak mbi nivelin e oqeanit. Ky është një tregues se një ditë ishujt Maldive mund të zhduken krejtësisht.

Rritja e nivelit të detit shkaktohet nga ngrohja e oqeaneve dhe shkrirja e akullnajave. Shkencëtarët thonë se edhe ndryshimet e vogla të nivelit të detit mund të çojnë në vërshime.

Sateliti i ndërtuar në Evropë që njihet me emrin Sentinel-6, është projektuar që të kryejë matje precize të ndryshimeve në nivelet detare.

Krijuesit e tij bënë provat e fundit vitin që shkoi në Gjermani, përpara se të dërgohej drejt bazës së forcave ajrore Vandenberg në Kaliforni, prej nga më 10 nëntor do të lëshohet drejt hapësirës.

“Niveli i detit është simptomë e drejtpërdrejtë e ngrohjes globale, prandaj është e rëndësishme të matet me saktësi. Rritja e nivelit të detit lidhet me shkrirjen e akullit në pole, ka të bëjë me akumulimin e nxehtësisë së oqeaneve. Prandaj Sentinel-6 është i rëndësishëm për shoqërinë“, thotë Pierrik Vuilleuimer, menaxher i projektit “Sentinel-6”.

Misioni vjen si bashkëpunim midis agjencive të ndryshme si ajo Evropiane e Hapësirës, ajo amerikane NASA dhe Administrata amerikane e Oqeaneve dhe Atmosferës (NOAA).

“Kemi nevojë që bashkëpunimi të vazhdojë sepse kështu sigurojmë matjet kryesore për ndryshimet e klimës dhe prirjet që jemi duke i grumbulluar që nga viti 1992. Pra kjo bën që të kuptojmë më mirë ngrohjen e oqeaneve dhe shkaktarët e rritjes së temperaturave duke na ofruar të dhëna se për sa mund të ndryshojë niveli i detit në të ardhmen”, thotë Sandra Kaufmann, Drejtore e Sektorit të Shkencës së Tokës në NASA.

Lexo edhe :  “Molla e ndaluar”/ TikTok shikohet tre herë më shumë pas vendimit për bllokim

Misioni i parë i vëzhgimit me satelit zgjat pesë vite e gjysmë. Një satelit i njëjtë, i quajtur Sentinel-6B, pritet të niset drejt hapësirës më 2025, duke u ofruar shkencëtarëve të dhënat e ndryshimeve klimatike gjatë 10 viteve./voa/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Egli Tako e vendosur: Nëse nuk shpallem finaliste, lë shtëpinë e BBV

Egli Tako ka dhënë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Gjatë...

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, raportohet për katër të plagosur detajet e para

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në hyrje të tunelit të Murrizit, në rrugën e Arbrit. Si pasojë e përplasjes kanë...

Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE-së në kërkesat për azil

Numri i kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani shënon rënie të ndjeshme këtë vit. Për herë të parë ndër vite Gjermania nuk pranoi...

Shqipëria importon më shumë se eksporton në SHBA / A duhet të shqetësohemi?

Të gjitha mallrat dhe produktet shqiptare që shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara do të kenë një tarifë prej 10%, pas aplikimit të tarifave tregtare...

KS Tirana fiton titullin U18 vajza me rezultat 49-36 ndaj Vllaznisë

KS Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë në kategorinë U18 për vajza, pas një fitoreje bindëse ndaj Vllaznisë në finalen e Kampionatit Kombëtar të...

Lajme të tjera

Web TV