Alarmante/ Koronavirusi mund të përhapet në shumë vende të botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virusi i përhapur në Kinë që deri më tani ka vrarë 9 njerëz mund të përhapet edhe në vende të tjera.

Virusi nisi në qytetin Wuhan, në disa provinca kineze, tani është përhapur edhe në SHBA, Tajlandë dhe në Korenë e Jugut.

Autoritetet pranuan se vendi ishte tani në “fazën më kritike” të parandalimit dhe kontrollit të këtij virusi.

Kina konfirmoi më herët se transmetimi i virusit nga njeriu tek njeriu  kishte ndodhur.

Virusi, është një lloj i ri i koronavirusit që nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.

Shenjat që jep ky virus janë simptoma të tilla; si ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sipas autoriteteve kineze të shëndetësisë virusi deri tani është vërtetuar se mund të transmetohet përmes rrugëve respiratore te njeriu, shkruan BBC.Deri më tani nuk dihet burimi i vërtetë i këtij virusi, megjithëse ka dyshime të forta se ai ka ardhur nga kafshët e egra. Për këtë arsye është ndaluar transporti dhe shitja e këtyre kafshëve.

Ndërkaq, ditën e sotme, Organizata Botërore e Shëndetësisë do të zhvillojë edhe një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi parandalimin e këtij virusi./Fjala.al/

LEXO EDHE:

Virusi vdekjeprurës po vë në rrezik botën? Mblidhet me urgjencë OBSH

Të fundit

“Pazare” për Presidentin e ri?/ Qeveria e re në Kosovë do gjedhë pasuesin e Vjosa Osmanit

Problemet me sistemin e numërimit të votave janë duke shkaktuar vonesa në nxjerrjen e rezultateve për kandidatët për deputetë...

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro mbështetje për Veliajn: Ju tregoj Erionin që unë njoh

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një lider transformues që...

Gjyqi për zhdukjen e Jan Pregnës, Dritan Rexhepi flet në seancë: Do jua faktoj me prova!

Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit të Jan Prengës, ka mohuar të ketë njohje me një nga të bashkëpandehurit e tij, Gentian...

KQZ: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka parashikuar të enjten se procesi i numërimit të të gjitha votave për kandidatë për...

​Popullsia e Spanjës rritet në mbi 49 milionë falë emigracionit

Instituti Kombëtar i Statistikave i Spanjës (INE) ka bërë të ditur se popullsia e vendit për herë të parë ka tejkaluar 49 milionë, shifër...

Lajme të tjera

Web TV