Dendias apel Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës të ndalojnë eksportet e armëve në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i ka dërguar letra homologëve të tij gjermanë, spanjollë dhe italianë, duke i nxitur ata të mos eksportojnë më me armë Turqinë.

Siç raportojnë mediat greke ,ministri Dendias iu drejtua homologëve të tij nga Gjermania, Heiko Maas, Spanja, Arancha Gonzalez-Laya dhe Italia, Luigi Di Maio, duke treguar veprimet e fundit provokuese të Turqisë, të cilat, siç nënvizon ai, synojnë krijimin e një de-facto statusi me mjete ushtarake.

Sipas “Protothema”, ministri Grek kujtoi kolegët e tij në lidhje me ndërhyrjen përkatëse nga Kryeministri Kyriakos Misotakis në Këshillin e fundit Evropian mbi detyrimin e Shteteve Anëtare të BE, për të pezulluar eksportet e pajisjeve ushtarake vendet që e përdorin këtë pajisje për veprime sulmuese ose destabilizim rajonal, ashtu si po vepron Turqia.

Sidomos në letrën e tij drejtuar homologut të tij gjerman, Ministri Grek kërkoi që të pezullohen lejet e eksporteve për pajisje të caktuara ushtarake në Turqi, të tilla si nëndetëse, fregata, avionë dhe forca të blinduara.

Ditën e sotme Dendias zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë ku u takua me kryeministrin Rama, presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha. Pas takimit, Rama njoftoi sot se për çështjen e detit, ata vendosën t’i drejtohen Drejtësisë Ndërkombëtare.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Diaspora, regjistrim dhe votim edhe me dokumente të skaduara

Të gjithë emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe pse mund të kenë një dokumentet e...

Çmimet e ushqimeve të importuara u ulen me 7% më 2024, por nuk u reflektuan! Ja faktorët

Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar 7% më lirë se në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare nga tregtia e...

Shqipëria, destinacioni i ngjashëm me Maldivet me ujërat më të pastra në Evropë

Është e vështirë të mos pëlqesh të udhëtosh për pushime, por, sipas blogerëve të udhëtimeve, ekziston një vend që mund të dëshironi ta vizitoni...

Gjunjëzimi i PD para ‘Kandidatit për Kryeministër’

Mero Baze Në fillim, kur kriza shpërtheu dhe PD u nda mes Berishës dhe Bashës, Berisha i lejoi të vetët më të moderuar, të thoshin se të...

Lajme të tjera

Web TV