Kompania Google akuzohet për monopol në tregun e kërkimit në internet, për këtë arsye qeveria amerikane e ka paditur.
Në qendër të hetimit do të jenë miliarda dollarë që Google paguan çdo vit kompanive të prodhimit të celularëve për të përfshirë aplikacionin e tij.
Sipas grupit hetimor, këto marrëveshje e kanë çuar gjigantin e kërkimit në vend të parë, si më e preferuara nga njerëzit. Kjo ka sjellë dëmtimin e konkurrencës duke mos i lejuar kompanitë e tjera të futen në këtë treg.
Pas këtyre akuzave, ka ardhur dhe reagimi i Google që ka hedhur poshtë çdo pretendim të grupit hetimor. Kompania ka deklaruar se nuk ka shkelur ligjet e konkurrencës duke theksuar se ajo preferohet nga vetë njerëzit.
Google është përballur me hetime të ngjashme më parë edhe nga Bashkimin Europian. Kompania është gjobitur nga Këshilli i Bashkimit Europian tre herë që nga viti 2017 dhe duhet të paguajë 8.2 miliardë euro.
Çështja është apeluar nga Google që akuzohet se përdorte softuer Android për të promovuar padrejtësisht aplikacionet e veta dhe se bllokon reklamat për kompanitë rivale të kërkimit në internet.
la.mi/Fjala.al