Nga Frrok Çupi posaçërisht për “Fjala”: Ku ishe ti në datën 17 maj?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tjetri përballë picërroi sytë dhe m’i nguli fort, si të kisha kryer krim.

-Më thuaj pra, ku ishe ti në datën 17 maj?…

‘Po ku isha unë, s’e di? Mandej çfarë është 17 maji? E ku duhej të isha?’

Kur e pashë tjetrin ashtu të krekosur, që i dilnin cikla nga goja, edhe me grimasa aktoreske, m’u bë se e kisha parë në protestat për të mbrojtur Teatrin e Tiranës. 17 maji mund të ketë lidhje me këtë rrëmujë që u bë dy vjet para Teatrit Kombëtar. Po 17-a? Ose do të ketë qenë data kur këta kanë vendosur të ngujohen në mbrojtje të Teatrit… Ose dita kur kanë vjedhur rekuizitën… Ose dita kur u nisën për Paris, mbasi u morën paratë atyre militantëve të mjerë që mendonin se çoç po bënin… Me siguri është një nga këto data teatrale. Po pse duhet ta mbaj mend unë dhe të tjerët?

M’u kujtuan filmat me Revolucionin e Trockit, kur nëpër trena bërtisnin ushtarakët ‘mbani mend shokun në krah, pyeteni atë që ju hyn në mes…”. M’u kujtua për shkak të lidhjes me artin, por edhe me politikën. Artisti në fjalë ka kandiduar për anëtar në Parlament, dhe atëherë mund të vendosë një shtrungë ku ‘delet’ nuk kalojnë dot pa dhënë emër e mbiemër, qimen, në cilën parti janë, çfarë pune bëjnë… Sa shumë data kemi kaluar si porta të hyrjes për në ferr.

Po sikur të kishim harruar 8 nëntorin ose 16 tetorin? Biçimët do të shkonin deri në Parlament, nëse do t’ia dilnin të zbulonin alibinë. Pas përmbysjes së diktaturës u alternuan pozicionet: Këta që morën përsipër lirinë dhe demokracinë, këta zunë rrugën për të të shtrydhur ‘si e ke emrin?, i kujt je, ç’punë bën?, nuk je tiranas?’ etj. Sa herë janë dhunuar shtetasit shqiptarë me pyetje nga presidenti i Republikës se ‘çfarë është 30 qershori?’, “çfarë është 13 tetori?’, “çfarë është 2 marsi?’ Të gjitha janë datat e tij, por urdhërohen të gjithë për t’ i mbajtur mend.

Filozofi Zhan Pol Sartri ka shkruar në vetën e parë, nga një burg: “Gardianët i shpinin të burgosurit njëri pas tjetrit përpara tryezës. Atëherë ata biçimët i pyesnin për emrin dhe profesionin. Shpesh ata nuk e zgjasnin më shumë, ose u tekej të bënin ndonjë pyetje tjetër: “Ke marrë pjesë në sabotimin e municioneve?” apo “Ku ndodheshe me datën nëntë në mëngjes dhe çfarë ke bërë?”. Tani më është mbushur mendja edhe mua mbi atë që kam dëgjuar 30 vjet, se këta janë më të këqij se vetë Enver Hoxha, se po të ishin në kohën e tij, edhe maceve do t’ua numëronin dhëmbët.

Lexo edhe :  11 maji, Berisha kërkesë në Asamblenë e PPE: Dërgoni një mision në Shqipëri!

Po pse janë këta më të këqij se diktatura e parë?

Këta e kanë Un-in në krye të gjithë tabelës së Mendelejevit. Por këta, ndryshe nga i pari i diktaturës së kaluar, nuk mund ta realizojnë detyrën e Un-it për të bërë atë që duan. Sepse kjo detyrë lidhet me trajtimin e idesë së papajtueshme ‘non arrivèe’. Në rastin tonë po merremi me diktatorë kastravecë, që janë të paarritur, dhe bëhen qesharakë.

A e keni dëgjuar presidentin e vendit duke kërcënuar anëtarët e Parlamentit se ‘ua morëm emrat, tani të shikoni’. Edhe kryetari i një partie çame, sot gjatë protestës kundër ministrit të Greqisë, iu hakërrua policëve: “ Ju njohim, emër për emër, do ta paguani’. Gazetarët janë kërcënuar nga zyra e kryetarit të shtetit me të njëjtin motiv: ‘ Emrin dhe mbiemrin”. Këta e kanë fituar lirinë për vete, por duke ia marrë popullit.

Kanë liri të bëjnë çfarë të duan, por populli nuk mund ta ketë këtë liri. Të njëjtën gjë ka bërë edhe diktatori i parë, por këta kanë ngatërruar kohët. Liria e këtyre të tanishmëve, më në fund, kufizohet në rrethanat dhe në fobinë. Po pse, vallë mendoni se Meta – Basha do ta burgosin kryeministrin 32 vjet? Këta ndodhen në histerinë e mbrojtjes, dhe prandaj njësoj si personazhi i Sartrit, shkojnë deri te numërimi, emër e mbiemër dhe frikë.

Këta kanë frikë veten, prandaj edhe numërojnë njerëzit. Mendojnë se secili prej tyre, qoftë kur hyjnë në teatër, ose kur shkojnë në kutitë e votimit, janë duke menduar për krimet e këtyre. Akoma më keq e kanë punën me prokurorët, gjykatësit (të rinjtë) dhe me gazetarët.

Sa herë i shikojnë, e patjetër duhet t’i pyesin si e kanë emrin, kur kanë lindur, kur është data 17. Sepse këta mendojnë se ata ua kanë skopinë. Një paciente e Frojdit, sa herë lexonte në gazeta lajme për falsifikatorët, tmerrohej dhe i dukej vetja falsifikatore. Sa herë shikonte se dikush ka kryer një krim, i dukej se ka qenë vetë ajo që e ka kryer… E tëra vjen e koncentrohet në pyetjet “si e ke emrin? Po mbiemrin?, e mban mend datën 2 mars?”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Parashikimi i motit, 5 Qershor 2025

Shqipëria pritet të përjetojë një ditë të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët, me temperatura që variojnë nga 25°C deri...

Horoskopi ditor, 5 Qershor 2025

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here do buzëqeshni. Beqaret fale shume...

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të fuqishme të OpenAI, kanë demonstruar...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV