“Deti”/ Mediat greke: Para se t’i drejtohen Hagës, negociata 2-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vizita e ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias është mbyllur me një vendim të rëndësishëm, ku së bashku me kryeministritn Edi Rama thanë se do ti drejtohen Gjykatës së Hagës sa i përket çështjes së detit.

Mediat greke e kanë komentuar këtë vizitë, dhe veçanërisht vendimin. Gazeta greke “Protothema” ka theksuar se i ka bërë përshtypje toni paqësor në fjalën e Kryeministrit kur foli për përpjekjet e qeverisë greke për të abroguar ligjin e Luftës.

Këtë vendim dhe vizitë e kanë komentuar edhe media të tjera të rëndësishme greke, si “Ta Nea” apo “To Bima”, të cilat hedhin dritë dhe për mënyrën se si palët do t’i drejtohen Hagës. Sipas tyre para se t’i drejtoheshin Hagës duhet të ishin zhvilluar bisedime 1-2-vjeçare mes vendeve.

“Greqia dhe Shqipëria ranë dakord që të dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës divergjencat e tyre në lidhje me përcaktimin e zonave detare. Kjo u njoftua gjatë vizitës së ministrit Dendias në Tiranë, nga ministri i Jashtëm grek dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas informacioneve, përpara se t’i drejtohen Gjykatës së Hagës, Shqipëria dhe Greqia do të zhvillojnë bisedime dypalëshe brenda një periudhe të logjikshme kohore, përshembull një ose dy vjeçare”, shkruan “Protothema”.

Më tej ajo vijon shkrimin duke sqaruar se nëse gjatë kësaj periudhe, nuk arrihet një marrëveshje e pranuar nga Tirana dhe Athina, qeveria greke dhe qeveria shqiptare do të vendosin bashkërisht që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Raporti për farsën/ Berisha: Në 10 qershor gati dosja për kancelaritë europiane

Kreu i Partisë Demokratike deklaron se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe se raporti përfundimtar do t’u...

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar në rregull. I pari është...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Lajme të tjera

Web TV