Këngëtarja e njohur me famë botërore, Miley Cyrus tha se ishte ndjekur nga një UFO, teksa i jepte makinës, dhe bëri kontakt “sy më sy” me një alien.
Në një intervistë të fundit, Miley ka rrëfyer eksperiencën e saj me krijesat jashtëtokësore.
“Po i jepja makinës në San Bernardino me një shok, dhe po ndiqeshim nga një lloj UFO-je. Jam shumë e sigurtë për atë që pashë.”, tha këngëtarja gjatë intervistës, ndërkohë që pranoi se para këtij takimi kishte konsumuar marijuanë, kështu që ekziston mundësia që alienin të mos e ketë parë në realitet.
“Mënyra më e mirë për ta përshkuar është si një borëpastruese që fluturon. Kishte një pjesë të madhe përpara dhe ishte ngjyrë e verdhë. E pashë që fluturonte, dhe shoku im e pa gjthashtu”, tregon Miley.
Sipas saj, edhe të tjerë persona në rrugë ndaluan që ta shihnin objektin dhe jo të gjithë kishin konsumuar marijuanë. Pas deklaratës që u komentua jo pak të Demi Lovato-s, e cila tregoi se kishte parë gjatë një fundjavë në fshat, alienë, këtë herë është Miley Cyrus që ka rrëfyer eksperiencn e saj me krijesat jashtëtokësore.
Ndërkohë, kujtojmë se para disa kohësh ishte Post Malone që tha se kishte pasur një eskperiencë të ngjashme me alienët.
Pa.Va/Fjala.al