Liga Unike, Shqipëria mban peng nisjen e turneut të shumëdëshiruar të basketbollit mbarëkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shorti po e mban peng Ligën Unike në basketboll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja është firmosur ndërmjet federatave, ekipet pjesëmarrëse janë caktuar, arbitrat e kanë mbajtur seminarin, por megjithatë Liga Unike në basketboll nuk po ka gjasa të nisë.

Është shorti ai që po e mban pezull fillimin e ligës së përbashkët të ekipeve të Kosovës e Shqipërisë. Një short, hedhja e të cilit është paralajmëruar të bëhej këtë muaj, por ende nuk është bërë për shkak të vendimit të Qeverisë së Shqipërisë që ndalon veprimtaritë sportive në pallateve të sportit.

Në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë thënë se gjithçka është gati për fillimin e Ligës Unike dhe se po presin vetëm lejen e Qeverisë shqiptare për hapjen e pallateve dhe sallave sporti, gjë që ende nuk kanë ndodhur.

Ndërkohë në Federatën Shqiptare të Basketbollit (FSHB) kanë thënë se janë në pritje të dritës së gjelbër që nuk dihet se kur mund të vijë për shkak të situatës aktuale të krijuar nga epidemia e virusit korona. Për shkak të kësaj situate të krijuar, në FBK kanë paralajmëruar se mund të shtyhet fillimi i Ligës Unike.

Është e qartë se shorti nuk mund të tërhiqet pa u hapur pallatet dhe sallat sportive në Shqipëri. Për këtë arsye, gjasat janë të mëdha që Liga Unike të mos nisë deri në muajin e ardhshëm. Edicioni i fundit i basketbollit në Shqipëri është ndërprerë ashtu siç ndodhi edhe në Kosovë, pas shpërthimit të epidemisë.

Muajin e shkuar të dy federatat e firmosën Marrëveshjen për Ligën Unike në Tiranë, hap që u përgëzua nga të gjithë. Marrëveshja ishte firmosur me pompozitet, por në praktikë gjërat po hasin në vështirësi, sidomos në Shqipëri.

Lexo edhe :  Messi gati të rikthehet në fushë, trajneri i Inter Miami: Jam optimist

“Ne e kemi parashikuar një gjë të tillë, që, nëse nuk lejohen veprimtaritë e basketbollit në Shqipëri sipas kalendarit të parashikuar, atëherë të shtyjmë fillimin e Ligës Unike për një kohë të caktuar”, – ka deklaruar Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, duke folur të hënën për mediat e Prishtinës.

“Mund të shtyhet për një javë, pasi po shpresojmë që në Shqipëri të jepet leja sa më shpejt për hapjen e sallave sportive, – ka vijuar ajo. – Ideja ka qenë që Liga Unike të nisë menjëherë pas Superligës, që do të ngrejë siparin më 28 tetor 2020.”

“Liga Unike është gati, vetëm po presim lejimin e veprimtarive të basketbollit në Shqipëri. Pra, shorti është pezull për shkak se ende nuk po hapen palestrat. Në momentin që do të merret vendimi, atëherë gjithçka do të përfundojë shumë lehtë për shkak se shorti është diçka që përfundon shumë shpejt”, – ka përfunduar Dushku.

Në FSHB kanë treguar se ende nuk ka ndryshuar situata në lidhje me vendimin e Qeverisë shqiptare për mbylljen e pallateve dhe sallave sportive. Ky vendim mbetet ende në fuqi me gjithë kërkesat e Federatës shqiptare që të lejohen veprimtaritë e basketbollit sikurse në gjithë Evropën.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV