PROPAGANDA/ Librat e Enverit në sirtarët e STAS-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada shqiptare në RDGJ është marrë në vitet ’80 me shpërndarjen e materialeve propagandistike në Gjermani. Në shumë raste materialet propagandistike që vinin nga Shqipëria përfundonin në duart e STAS-it. Ambasada shqiptare është marrë edhe me mbledhjen e informacioneve në rrugë jozyrtare.

Këtë e tregon një dokument që gjendet në arkivat e STAS-it. Dokumenti me nr. 22854 është shkruar nga kapiteni Becker, i cili ka hedhur në letër ato çka i ka treguar IMB me pseudonimin “Runge” (bashkëpunëtor jozyrtar për përpunimin e personave të dyshuar si armiq).

Dokumenti që mban datën 6 shkurt 1985, tregon se “Runge” ka raportuar se ambasadori i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Republikën Demokratike Gjermane ka treguar interes të madh për marrjen e informacioneve mbi aktivitetet e anëtarëve të Byrosë Politike të SED (Unionit Socialist Gjerman – Partia në pushtet) të cilat nuk publikohen në shtyp.

Po ashtu, ai ka kërkuar që për marrjen e informacioneve të tilla të përdoren edhe rrethet e miqve. Burimit i është kërkuar po ashtu të përpunojë informata për rolin dhe pozicionimin e Kishës në RDGJ dhe për temën e “Kisha si mbulesë për grupe të ndryshme opozitare”. Këto informacione ai duhet t’ia dorëzojë ambasadorit shqiptar deri në shkurt të 1985-s.

Një dokument tjetër është shkruar po ashtu nga kapiteni Becker, por ai përmban informata të dhëna nga IMS me pseudonimin “Pit” (bashkëpunëtor jozyrtar për sigurimin e objekteve).

Në të thuhet se “nga një burim i besueshëm u mësua se gjatë një bisede me një diplomat shqiptar në ambasadën e RPSSH-së në RDGJ është treguar interesim për këto informacione: si punon SED? çfarë detyrash kryejnë drejtuesit e rretheve dhe qarqeve të SED-së për përmirësimin e kushteve të punës dhe organizimit të saj, çfarë pengesash shfaqen në arritjen e rendimenteve në ndërmarrje dhe si ndikon partia për mënjanimin e tyre, çfarë roli luajnë partitë e bllokut, a kanë ata komitete nëpër ndërmarrje? Më tej janë bërë pyetje për marrëdhëniet midis RDGJ-së dhe RFGJ-së.

Lexo edhe :  “Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

Diplomati shqiptar ka shprehur mendimin se për udhëheqjen shqiptare çështja gjermane është e mbyllur. Që Ministria e Sigurimit të Shtetit, STAS-i ka mbajtur shumë mirë evidenca për aktivitetet jodiplomatike të diplomatëve shqiptarë në RDGJ e tregon edhe një dokument tjetër, i datës 30 tetor 1980. Ai bën fjalë për shpërndarjen e materialeve politike propogandistike.

Deutsche Welle / Përgatiti për botim L. Veizi

Të fundit

Tetë orë, 250 këngëtarë…: “Veil of the Temple” i Tavener-it

Kush do të kishte guximin të vinte në skenë epikun koral të John Tavener-it? Ne bisedojmë me ekipin që...

Daily Express: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime në vitin 2025. Blogeri i njohur i udhëtimeve, ka sugjeruar Shqipërinë...

Përfundon restaurimi i Kalasë së Bashtovës me mbështetjen e BE

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi sot përfundimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Bashtovës, një prej monumenteve historike më...

Përballen për herë të parë, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator. Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të...

Na u sulët si bisha kur thamë se PD po i paguan kot ato para/ Muli tani rrezikon burgun

Ylli Manjani ka komentuar vendimin e fundit të SHBA, për të mos komentuar më proceset zgjedhore në vendet e tjera. “Më në fund doli dikush...

Lajme të tjera

Web TV