Maska e rëndësishme për fëmijët mbi 6 vjeç, bartës të rrezikshëm të virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët e kalojnë më lehtë koronavirusin por janë bartës të rrezikshëm për familjarët. Ndaj edhe për ata është e rekomandueshme mbajtja e maskës, duke filluar nga mosha 6  vjeç e sipër.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar video-mesazhin e anëtares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Prof. Gjeorgjina Kule,  e cila nënvizon se maska është një nga mjetet mbrojtëse edhe për fëmijët.

Maska është një nga mjetet mbrojtëse shumë të rëndësishme edhe për fëmijët e vegjël. Mosha e rekomandueshme që fëmijët të mbajnë maskë është 6 vjeç e sipër.

Sepse është një moshë që fëmijëve mund t’u shpjegohet për rëndësinë e maskës, për faktin pse duhet mbajtur dhe po kështu mund të kombinohet në formë lojërash apo maska me personazhe të përrallave apo të botës së tyre, për ta bërë atë pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme”, thotë Prof. Kule.

Në videomesazhin e shpërndarë nga Ministrja, Kule thotë se maska është një mjet i hershëm i mbrojtjes ndaj sëmundjeve infektive dhe që ka vërtetuar prej kohës efikasitetin e tij.

Maska është një mjet i vjetër mbrojtës ndaj shumë sëmundjeve infektive dhe i domosdoshëm për sëmundje që përhapen me anë të spërklave të ajrit apo sëmundjeve aerogene. Nuk është një mjet i ri. Thjesht po vëmë në përdorim një mjet që ka ekzistuar prej kohës dhe që ka vërtetuar prej kohësh efikasitetin e tij”, thotë Prof. Kule./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Veliaj, sot para gjykatës/ Avokati Hoxha: Masa e arrestit në burg, e gabuar

Avokati Arbër Hoxha thotë se masa e arrestit në burg”, vendosur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është e...

“Mbështetësit e Veliaj para SPAK”, Berisha: Për 25 vite s’kanë punë në shtet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha këtë të mërkurë në një konferencë për mediat se mbështetësit e Erion Veliaj të cilët dolën për...

U shkallmua një godinë e kalbur, por kalbësira mbeti

Nga Ilir Yzeiri Personalisht jam prej tatyre që nuk kam qenë tërësisht entuziast për SPAK. E kam çmuar shkallmimin e Godinës së vjetër të Drejtësisë së...

“Urgjencat plot”, psikologia ngre alarmin: Rinia më e shënjestruara nga ankthi dhe ataku

Mëngjesin e kësaj të mërkure në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte e ftuar psikologia Arjana Rreli. Ajo u ndal në...

Vetëkënaqësia apo diçka tjetër po e dëmton SPAK-un?

Nga ARTUR  AJAZI Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë ndoshta, ku mbi95 per qind e masave të sigurisë të kërkuara ngaprokuroritë dhe gjykatat, janë...

Lajme të tjera

Web TV