Komisioni i PD përfundon vlerësimin, Kryesia shqyrton emrat kandidatë për deputetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i vlerësimit të kandidaturave në Partinë Demokratike ka përfunduar sot procesin e vlerësimit të emrave që u votuan nga baza.

Janë 326 emra që tashmë do të shqyrtohen nga Kryesia e PD, për të përcaktuar listën finale të kandidatëve.

Në total, Komisioni i Vlerësimit në PD ka skualifikuar rreth 150 emra. Pasdite komisioni do të dalë me një deklaratë për të dhënë më shumë detaje.

Mbyllja e punës në komisionin shënon edhe përfundimin e fazës së 3-të të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Në fazën e parë u propozuan rreth 3600 emra në të gjitha degët e PD. Në fazën e dytë komisioni seleksionoi emrat e mundshëm për çdo qark, të cilët ia dërgoi për votim sërish bazës së PD.

Më pas emrat u kthyen sërish në Komision, i cili bëri vlerësimin e kandidatëve të mundshëm në bazë të kontributit në parti dhe pëlqyeshmërisë nga baza (sa më pak vota kundër, vlerësim më i mirë).

Në fund Kryesia voton dhe zgjedh 140 kandidatët me të cilët PD do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit 2021./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Murtaja e derrave në Lezhë/ Sëmundja afrikane, ngordhin 60 derra

Murtaja afrikane e rishfaqur serish ne Lezhe  ka shkaktuar ngordhjen e 60 krerëve  derra në një fermë. Zona është...

Tryeza për Vitin e Ri, rritja e çmimeve prek pensionistët në Elbasan

Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimeve gjatë gjithë vitit, në këto prag festash rritja e çmimeve të produkteve të shportës po cenon tryezën...

Festat/ Këshilla për ata që vuajnë nga depresioni dhe bipolariteti

Për shumë njerëz, festat e fundvitit janë koha më e bukur, por jo për të gjithë. Për njerëzit që jetojnë me çrregullime bipolare ose...

Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Karaburunit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në Facebook, pamje nga kodrat e mrekullueshme të Karaburunit. Në video shihen grupet e turistëve që kanë zgjedhur këtë...

Dyndje në kufi për festat/ Në Morinë janë të shumtë ata që vijnë në Shqipëri, por edhe..

Këto ditë të fundvitit Pika e Kalimit Kufitarë në Morinë po ndeshet me fluks të lartë lëvizje. Vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë...

Lajme të tjera

Web TV