5 mijë gra me kancer gjiri, apeli i Manastirliut: Mos neglizhoni shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka diçka që nuk shkon në shëndetin tuaj.

Sot në strukturat shtetërore ofrohet kontrolli i gjirit falas. Nuk i kushton asgjë një gruaje që një ditë, 1 orë, 10 minuta, të kryejë mamografinë, nuk i kushton asgjë për të mundësuar depistimin e hershëm dhe për të fituar jetën”.

Ky ka qenë ky mesazhi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nga marshimi që u zhvilluan në Elbasan nga organizata YWCA në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Duke theksuar se vetëm në tre vitet e fundit është investuar në 6 spitale rajonale të cilët janë pajisur me mamografë të rinj, Manastirliu deklaroi se nëpërmjet miratimi të Programit Kombëtar për Depistimi e Kancerit të Gjirit synohet që çdo grua e moshës 50-69 vjeç të kryejë në kohë diagnostikimin me qëllim kapjen e hershme të tumorit të gjirit.

Nëpërmjet këtij programi ne synojmë që çdo grua e moshës 50 – 69 vjeç të mundet të realizojë mamografinë një herë në 2 vjet duke synuar kapjen e hershme të tumorit të gjirit. Nëse sot, me rritjen e numrit të mamografive në spitalet rajonale, kemi arritur që të mundet të ekzaminojmë më shumë se 20 mijë gra në vit, synimi i parë i programit të depistimit të hershëm të kancerit të gjirit është dyfishimi i numrit të grave të cilat kryejnë ekzaminimin e gjirit nëpërmjet mamografive”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se tashmë për të gjitha gratë herceptina, një nga terapitë më të kushtueshme, sigurohet 100% falas nga shteti.

Lexo edhe :  “Rijetëzim” i rezidencave qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

Trajtimi i sëmundjeve tumorale dhe posaçërisht trajtimi për kancerin e gjirit ka qenë një prioritet i qeverisë shqiptare. Kemi arritur që të mbulojmë me terapi të targetuara siç është terapia e herceptinës për çdo grua që trajtohet me këto terapi, jo vetëm në Tiranë, por edhe në 7 njësi të kimioterapisë në spitalet rajonale, sepse qëllimi ynë është që qytetarët ti marrin shërbimet shëndetësore afër vendbanimit dhe ti marrin shërbimet falas për terapitë e tumoreve, të cilat janë bërë të mundura falë rritjes së financimit për sistemin shëndetësor dhe rritjes së financimit për trajtimin e tumoreve”, tha Manastirliu.

Teksa përgëzoi Majlindën, nënë e dy fëmijëve që ka fituar betejën me këtë sëmundje të vështirë Manastirliu tha se janë 688 gra të diagnostifikuara në vitin 2019 me kancer gjiri dhe më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje në vendin tonë.

Janë 688 gra të diagnostifikuara në 2019 me kancer gjiri, janë më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje dhe çfarë kemi bërë në këto vite, nuk është pak. Kemi përmirësuar diagnostifikimin e hershëm, kemi vendosur në spitale rajonale ku nuk kishte mamografi dhe brenda këtij viti edhe spitali i Fierit do të ketë njësinë e vet të mamografisë dhe kështu përmbushim angazhimin tonë për njësitë e mamografisë kudo në spitale rajonale”, tha Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nga monedhat te kolonat, në Divjakë zbulohen objekte me vlerë arkeologjike

Zona mes Lushnjës dhe Divjakës po merr një rëndësi të madhe sa i takon gërmimeve arkeologjike, pasi gjetjet e...

Tenori i madh këndon himnin para ndeshjes me Serbinë! Zbulohet emri i tij

Stadiumi kombëtar 22 mijë vendësh do të kumbojë mbrëmjen e së shtunës edhe për ato miliona zemra shqiptare anë e mbanë botës të cilat...

Biletat për Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Keni 24 orë kohë ose…

Federata e Futbollit njofton se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Të gjithë personat që janë shpallur...

Fier, përplasi mjetin bujqësor, 3 të plagosur! Arrestohet shoferi

Policia e Fierit ka arrestuar pak orë pas aksidentit me tre të plagosur të ndodhur rreth mesnatës së djeshme në fshatin Fermë-Çlirim, drejtuesin e...

Inzaghi prezantohet në Arabi, Interi merr refuzim direkt nga trajneri që kërkoi

Simone Inzaghi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës saudite të Al Hilal, e cila e ka prezantuar duke e cilësuar si "gjeniu italian"....

Lajme të tjera

Web TV