Balla: Kodin e kalojmë pa ndryshime, s’kemi kohë për të humbur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla të premten deklaroi se dekreti i presidentit Ilir Meta, për të kthyer Kodin e ri Zgjedhor në Kuvend, do të rrëzohet.

Nga Elbasani, Balla tha se i vjen keq që Presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare, duke u shprehur se mazhoranca nuk ka më asnjë ditë kohë për të humbur.

Kodi Zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do, por të zgjedhe edhe listën e kandidatëve që do. Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë.Reforma zgjedhore është sukses. Tani qytetarët nuk do të kenë një votë, por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti”, tha Balla.

Balla ka një përgjigje edhe për akuzat lidhur me inceneratorët e Elbasanit.

Në Elbasan përgjigjen e japin banorët. Të gjithë e mbajnë mend fushën e plehrave në Elbasan kryesorja për sëmundje kanceroze. Nëse dikur Elbasani mbulohej nga tymi i plehrave sot situata është krejt e kundërt. Lulzim Basha i premtoi Elbasanit se do ta zgjidhte problemin e ndotjes në 2009 dhe asgjë nuk bëri”, tha ai.

I pyetur për fillimin e hetimeve nga SPAK, Balla tha se drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj të pavarur.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta të premten ka rikthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Meta e kishte paralajmëruar edhe më herët se këtë ligj do e rikthente në Kuvend, duke i lënë kohë mazhorancës për reflektim.

Presidenti thekson se kodi i ri që u miratua në Kuvend shkeli marrëveshjen e arritur më 5 qershor në Këshillin Politik.

Lexo edhe :  Endrit Shabani: Gjatë fushatës, Adriatiku vendoste kush flet dhe kush jo

Meta argumenton se nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk reflekton për rishikimin e këtij ligji pas kthimit të tij nga Presidenti i Republikës, atëherë ai do ta dërgojë në Gjykatës Kushtetuese./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Beteja vendimtare e Bouvines: Franca mposht koalicionin gjermano-anglo-flamand

27 korrik 1214 Më 27 korrik 1214, në fushat pranë qytetit Bouvines, në veri të Francës, ndodhi një nga betejat...

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit online për të luajtur një...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Lajme të tjera

Web TV