Sulm me bombë në Kabul, 18 viktima dhe dhjetëra të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

18 viktima dhe 30 të plagosur është bilanci tragjik i një sulmi me bombë që tronditi Kabulin.

Një person i pajisur me eksploziv tentoi të shtunën të vetëflijohet brenda një qendre arsimore.

Mësohet se rojet e sigurisë e pikasën në kohë dhe arritën ta largonin me forcë nga ndërtesa.

Megjithatë, terroristi e çoi deri në fund aktin e tij, duke shpërthyer eksplozivët në një rrugicë të qytetit.

Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë mbi sulmin.

ISIS ka synuar dhe më herët qendrat arsimore ku pjesa më e madhe e studentëve janë hazara shiit.

Në vitin 2018, dhjetëra persona humbën jetën për shkak të një sulmi të ngjashëm.

Ndonëse bisedimet për paqe kanë nisur në Doha për t’i dhënë fund konfliktit të zgjatur prej dekadash, dhuna midis talebanëve dhe forcave afgane është rritur kohët e fundit.

Bomba në Kabul nuk ishte e vetmja gjatë ditës së shtunë në Afganistan, pasi një bombë buzë rrugës vrau nëntë njerëz në Afganistanin lindor, pranë qytetit Ghazni.

Amnesty International deklaroi të premten se të paktën 50 njerëz gjatë javës së kaluar u vranë nga aktet terroriste./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV