Për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, e njohur në publik si FBI shqiptare, kanë aplikuar një sërë emrash të njohur të policisë.
Deri më tani janë shtatë persona që kanë shfaqur interes, ndërsa vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, i cili po shqyrtohet nga komisioni.
Për të qenë pjesë e BKH-së kanë shfaqur interes edhe shqiptarë që kanë punuar herët në poste të larta drejtuese, por që aktualisht jetojnë në SHBA. Në garë për kreun e BKH është Artan Shkëmbi, drejtues i Task-Forcës.
Njëri prej tyre është edhe Fatos Dervishi, i cili në fillim të viteve ’90 ka qenë zv. Prokuror i Përgjithshëm. Një nga kriteret kryesore për drejtuesin e BKH, krahas eksperiencës, janë dhe aftësitë e mira fizike. Afati i fundit për të aplikuar për drejtuesin e BKH është data 30 janar 2020. Fjala.al