Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Bishti i Zhurit-Çermë, në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona.
Burimet për mediat bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:20 ku një automjet i tipit ‘BMW X5” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Tre personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Lushnjës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton për shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave./Re.Gu/Fjala.al