Vetëdorëzohet njëri nga personat e përfshirë në transferimin e 2 milionë eurove

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person që ishte në arrati, i dyshuar për përfshirjen në transferimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private, është vetëdorëzuar tek autoritetet e rendit.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Policia e Kosovës, e cila më vonë tha se, me vendim të prokurorit, të vetëdorëzuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

I vetëdorëzuari, me inicialet K.Sh, besohet se është pronar i kompanisë LDA Group, ku punonjësi i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda, përmes katër transferimeve, ka dërguar mbi 2 milionë euro.

Policia ka thënë më herët se dy pronarë të kësaj kompanie janë në arrati.

Prokuroria e Kosovës pretendon se Gruda i ka bërë këto transferime më 9 tetor, ndërsa është arrestuar më 20 tetor.

Sipas organit të hetuesisë, Gruda i ka bërë këto veprime në një periudhë prej 8 minutash.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 22 tetor, i ka caktuar Grudës masën e paraburgimit prej një muaji.

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se transferimi i mbi 2 milionë eurove është bërë përmes një sulmi kibernetik.

Ky është krim ekonomik, i realizuar përmes një krimi të thellë kibernetik, ku janë bërë qasje të paautorizuara, janë tejkaluar autorizimet ligjore, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer fjalëkalimet”, ka deklaruar ministrja Bajrami.

Kompania LDA Group, sipas Agjencisë së Regjistrit të Bizneseve, është regjistruar si biznes në gusht të vitit 2019.

Si pronarë të këtij biznesi figurojnë K.Sh dhe V.Sh, ndërsa si veprimtari kryesore e ka të përcaktuar ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, ndërsa veprimatri dytësore demolimin e objekteve.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, kjo kompani e ka adresën në fshatin Llapushnik të Gllogovcit, rreth 30 kilometra nga Prishtina./REL

Të fundit

Investimet e huaja arritën rekord/ Projektet “greenfield” (nga zero) u fundosën me 88%

Në shifra, Shqipëria po përjeton ditët e saj më të mira sa u përket Investimeve të Huaja Direkte (IHD)....

Shqiptarët nisin Vitin e Ri siç lanë atë të vjetrin, me vrasje e aksidente

Nga Leonard Veizi Shqiptarët e nisën vitin 2025 ashtu siç lanë vitin 2024 me vrasje e aksidente. Sepse nuk mjaftojnë fishekzjarrët si topa të kalibrit...

S’ka vend si shtëpia e prindërve për të rinjtë kosovarë

Nga Nadije Ahmeti Për qejf a për zor, shumica e të rriturve kosovarë jetojnë me prindërit. Nëse dikush e sheh këtë si prapambetje, i ngjashëm është...

Ngjyra e ndryshimit/ Revolucioni i Portokalltë i Ukrainës

Zyrtarisht kanë qenë 26 kandidatë në garë për pozitën e presidentit të Ukrainës, në fund të vitit 2004. Në realitet, gara është zhvilluar mes...

Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK

Nga Mero Baze Të hënën në mëngjes, Sali Berisha do të transferojë kontingjentin e protestuesve nga “Rrugica” poshtë dritares së tij, te “Rrugica” poshtë dritares...

Lajme të tjera

Web TV