Kodi Zgjedhor/ Kryemadhi: I qëndrojmë ‘5 Qershorit’. Balla t’i numërojë mirë votat e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar sot kthimin në Kuvend të Kodit Zgjedhor, ndërsa ka përshëndetur qëndrimin për këtë çështje të Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli.

Ky i fundit i kërkonte maxhorancës që në këtë proces të përfshihej dhe opozita si dhe të pritej vendimi final nga Komisioni i Venecias.

Gjatë një konference për mediat Kryemadhi pohoi se angazhimi i opozitës për Kodin Zgjedhor ka qenë përfshirja në diskutimet në Këshillin Politik, edhe pse e vështirë për shkak të arrogancës së maxhorancës. Ajo tha se opozita i qëndron marrëveshjes së ‘5 Qershorit’, si pika e garancisë dhe me ndërkombëtarët.

Angazhimi i opozitës së bashkuar ka qenë përfshirja në Këshillin Politik. Një angazhim i vështirë për shkak të sjelljes arrogante të sjelljes së maxhorancës. Ajo që dua të theksoj është se ne i qëndrojmë marrëveshjes së ‘5 Qershorit’. I qëndrojmë dakordësisë së kësaj marrëveshje. Është pika që krijon garanci për ndërkombëtarët. S’e për qytetarët shqiptarë nuk krijon, pasi mjafton të shohësh përgjegjësinë e maxhorancës”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi tha se edhe nëse Taulant Balla do t’i numëronte votat e opozitës, nuk mund ta ndryshonte dot rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit.

Pavarësisht se Oliver Varheli, bëri kërkesë ku i kërkon maxhorancës që të presë e mos të bëhet arrogante, kjo tregon panik dhe mungesë besimi që ka Rama dhe grupi i tij për zgjedhjet e 25 prillit. Përshëndes vendimin e komisionerit e mirëpresë kërkesën e tij. Kjo nuk do të thotë se puna e opozitës duhet të ngelet deklarative. Beteja e opozitës është 25 prill, ku shqiptarët do të shkojnë tek kutia e votimit.

Kodi zgjedhor është taktikë elektorale që Rama tenton që të çorientojë qytetarët. 25 prilli, edhe Taulant Balla t’i numëroj votat e opozitës, e ka të pamundur që të ndryshojë rezultatin. Ata ishin vet që i numëruan votat e tyre dhe si nxorën dot për 1 muaj. Pika e fortë e opozitës është objektivi që ka. LSI ka objektiv zgjidhjen e problemeve, vendet e punës, sistem arsimor dhe slogani ynë; Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve.”, tha Kryemadhi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Brooklyn Beckham “fsheh” tatuazhin për mamanë në mes të krizës familjare me prindërit

Brooklyn Beckham ka bërë një ndryshim të dukshëm në tatuazhet e tij, që për shumë mendohet si një “mesazh i heshtur” në mes të...

Restaurimi i Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Tymnajë e panevojshme

Në godinën e ish-burgut të Spaçit, monument kulture i kategorisë së dytë po kryhen disa ndërhyrje si pjesë e një projekti restaurimi të Institutit...

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë të djegura në katër orë

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një plumb në skenën e Butler,...

E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Më quani një “bobo” të shtresës së mesme, por arti i rrugës me frymëzim nuk ka asgjë të përbashkët me shkrimet e spërkatura që...

Lajme të tjera

Web TV