Fatos Lubonja: Jozefina Topallin ose është delirante, ose e blerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe krijimin e partive të reja para fillimit të fushatës zgjedhore.

I pyetur në News 24 se kujt do t’i shërbejnë më shumë krijimi i partive të reja politike, Lubonja tha se kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë.

Ai sulmoi direkt ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topallin, për të cilën tha se është delirante ose e blerë nga qeveria.

“Kush krijon parti në prag të zgjedhjeve ose është delirant, ose është i blerë nga Rama. Nëse duan të krijojnë parti, duhet ta bëjnë pas zgjedhjeve, që të tregojnë se janë njerëz që kanë vërtet një qëllim”, tha Lubonja.

Mund të jetë Topalli delirante ose e blerë nga Rama?

Njëra nga të dyja patjetër. Ajo që mendoj unë është se këtu një pjesë e mirë e njerëzve kuptohet se kanë një emocion negativ ndaj Lulzim Bashës, që i ka nxjerrë jashtë. Po ti shohësh ata flasin më shumë kundër Bashës se kundër Ramës.

Deri këtu është normale, por të krijosh parti është problem, sepse duhet ta kapërcesh emocionin dhe pastaj të krijosh parti. Ata duhet të kalojnë përtej inateve dhe interesave dhe të shohin kush është problemi kryesor në vend. Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ndikimi i ndryshimit të orës dhe këshilla për t’u përshtatur

Sot shënohet e diela e fundit e muajit mars, që do të thotë se ora është shtyrë një orë...

Nuk është Carlo Ancelotti, Brazili gjen trajnerin e ri

Jorge Jesus do të drejtojë Al Hilal edhe në Botërorin e Klubeve dhe më pas pritet të zyrtarizohet në krye të kombëtares braziliane, ku synimi...

Publikohet letra që zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes së Tupac nga Madona

Tupac Shakur ka vdekur për gati 30 vjet, por ai ende po bën që të flasin për të, ndërsa fansat mendojnë për marrëdhënien e...

Katër shenjat e horoskopit që nuk e durojnë vetminë dhe katër që e shijojnë

Vetmia mund të jetë ose frika më e madhe ose kënaqësia më e madhe, kjo varet nga karakteri i çdo personi. Dhe nëse besoni...

Ukraina e akuzon Rusinë për “krim lufte” pas sulmit në spital ushtarak

Kievi e ka akuzuar Moskën të dielën se ka kryer “krim lufte” pasi dronët rusë goditën një spital ushtarak në Harkiv, qytetin e dytë...

Lajme të tjera

Web TV