Vidhnin automjete luksi në BE, 17 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i koduar “JAD”, i organizuar nga EUROPOL në 22 vende ka çuar në pranga 17 persona mes të cilëve edhe shqiptarë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin automjete luksi në vendet e BE.

Ky operacion u përqendrua në pikat e kalimit të kufirit dhe aktivitetet brenda 17 vendeve të BE dhe 5 të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë operacionit plot 352 makina të vjedhura janë konfiskuar teksa ishin në rrugë për destinacionin e tyre final. Po në kuadër të këtij operacioni janë konfiskuar edhe 1,077 pjesë të vjedhura të makinave bashkë me dhjetëra dokumente të falsifikuara.

Në periudhën 12-24 tetor të këtij viti, raportohet janë kryer rreth 44,548 kontrolle të bazave të ndryshme të të dhënave.

Vendet e përfshira në këtë operacion kanë qenë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Në bashkëpunim të ngushtë me industrinë private, përfshirë industrinë e makinave, prodhuesit e anijeve, dhe kompanitë që japin makina me qira, bashkë me të dhënat e EUROPOL-it, zyrtarët për kontrolle kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë parandaluar kontrabandimin e shumë makinave dhe anijeve më tej kufirit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Europol.

Gjatë kontrollit për makina, janë kapur edhe 2,965 emigrantë ilegalë, të cilët ishin duke udhëtuar drejt shteteve të BE-së.

Për këtë shkak, 17 persona që kanë shërbyer si ndërmjetësues të kontrabandimit të emigratëve janë lokalizuar dhe janë arrestuar.

Destinacioni i fundit i migrantëve kanë qenë Gjermania apo Italia. Ndërmjetësuesit kanë transportuar migrantët përmes rrugëve tokësore, mirëpo edhe përmes anijeve të vogla në Detin Adritatik”, thuhet në njoftim./Bl.BVa/Fjala.al

Të fundit

Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore. Historiani...

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë...

Tension në fundin e takimit, momenti i përplasjes së trajnerit Conceicao me Calabrian

Milani mori një fitore spektakolare ndaj Parmës, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-2 dhe një fund drithërues.  Pas fishkëllimës së fundit nga arbitri Abiso, trajneri Sergio...

OSHEE kërkon 120 faturistë, të interesuarit mund të aplikojnë deri në 5 shkurt

OSHEE po kërkon 120 lexues të rinj për matësit e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, që do t’i bashkohen trupës aktuale prej 870...

Rehabilitimi i Parkut të Ulëzës, Rama: Infrastrukturë cilësore që nxit turizmin

Projekti për rehabilitimin e parkut të liqenit të Ulëzës do të mundësojë një infrastrukturë cilësore duke nxitur turizmin në zonë. Kryeministri Edi Rama ndau sot...

Lajme të tjera

Web TV