Pompeo në forumin e anti-semitizmit: Shqipëria është mik i madh i SHBA-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo vlerësoi popullin shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit.

Në fjalën e tij, ai e cilësoi Shqipërinë si mik të madh të SHBA-së. Pompeo u shpreh se kemi parë një përhapje të anti-semitizmit dhe kjo është shqetësuese.

Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Shqipëria ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë dhe falë heroizmit, ishin streha për hebrenjtë duke i mbrojtur edhe me dokumente false për t’i shpëtuar. 

Në fund të luftës ka pasur më shumë hebrenj në Shqipëri se përpara. Nder për Shqipërinë dhe për trashëgiminë e saj dhe tolerancën e saj. Duhet ta identifikojmë këtë kërcënim dhe të gjejmë mënyrën për ta luftuar.

Kemi parë një përhapje të anti-semitizmit dhe kjo është shqetësuese dhe në vendet me shumicë myslimane duhet të flasin në emër të tolerancës dhe besimit. Ka vendosmëri për të mbrojtur të drejtat e njeriut. 

Le të garantojmë sigurinë e çdo personi që të jetojmë krah për krah në paqe. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar” tha ai. Kryeministri  Edi Rama u shpreh se Shqipëria u kthye në shtëpinë e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të fundit

Mario Përlleshaj mbetet në burg/ Apeli rrëzon sërish kërkesën për lirimin nga qelia

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën e të miturit Mario Përlleshaj, i cili...

Si të trajtoni rrudhat me metodën e kanellës dhe mjaltit! Ja përfitimet që sjell

Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohrave. Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit nga koka tek...

Importoni edhe votues…

Nga ARTUR AJAZI Sali Berisha ka prezantuar paraditen e të hënës si “kryekëshilltarin e fushatës së PD për zgjedhjet e 11 Majit Chris LaCivita”. Amerikani...

Italia kërkon ndryshimin e marrëveshjes për emigrantët

Qeveria italiane është e vendosur të mos pezullojë marrëveshjet me Tiranën për emigrantët dhe për këtë, duket se po përgatit një dekret të ri,...

Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

Gjykata e posacme ka shpallur te pafajshem kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro. Eduard Duro u mor pak muaj më parë i pandehur nga SPAK, dhe...

Lajme të tjera

Web TV