Kastrioti-Vllaznia 0-1, dy trajnerët, të kënaqur përtej rezultatit të ndeshjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndreu shpërfill humbjen, Brdariçi e cilëson një provë të mirë për skuadrën. Kastrioti është mundur 0-1 përballë Vllaznisë të mërkurën pasdreke, por trajnerin Ramadan Ndreu nuk para e shqetëson edhe aq kjo humbje.

Kjo çështje e këtyre miqësoreve është se nuk është e lehtë ta mbash skuadrën të karikuar gjithë kohën, sepse një miqësore mbetet një miqësore dhe impenjimi nuk është i njëjtë me ndeshjet zyrtare, – ka deklaruar ai.

Por mendoj se skuadra reagoi mirë dhe u mundëm thjesht nga një autogol i pafat, sepse për pjesën tjetër, ishim të barabartë”, – shtoi Ndreu.

Ndërsa për homologun e tij, trajnerin Tomas Brdariç të Vllaznisë, kjo miqësore ishte një test i dobishëm. “Për mua e rëndësishme ishte që ne po luanim një ndeshje më në fund, pas thuajse 3 javësh, – ka thënë gjermani i stolit shkodran. – Unë desha t’u jap të gjithëve nga 45 minuta dhe e arritëm këtë.

Por shpresoj të nisim sa më shpejt, që të gjejmë edhe formacionin bazë, sepse kemi një skuadër të madhe dhe të gjithë duan mundësinë për të luajtur, – ka vijuar Brdariçi. –Unë ua dhashë këtë mundësi dhe tani e kam idenë se ç’mund të bëjë gjithsecili dhe do të bëjmë një analizë sesi do të vijojmë më tej”, ka shtuar Brdariç.

Megjithatë, si Ndreu, ashtu edhe Brdariçi besojnë se skuadrat e tyre janë tanimë gati për nisjen e sezonit të ri të Kategorisë Superiore.
Po, po, tanimë mund të themi se jemi gati për nisjen”, – ka thënë shkurtimisht trajneri krutan. “Ne jemi gati, kemi qenë gjithmonë gati, në pritje të Federatës dhe të qeverisë, – ka thënë Brdariçi.

Lexo edhe :  Gjendja jo e mirë e fushës, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë

Tanimë është edhe koha për të nisur, sepse kemi punuar shumë mirë dhe ndjejmë që jemi mirë, por nuk e dimë se kur do të nisim dhe ky është problem. Djemtë kanë punuar mirë dhe janë stërvitur, por tanimë ne duam të nisim betejën në kampionat me ekipet e tjera.

Të fundit

Si ta përballojmë stresin nga moti i ftohtë me shi

Moti i ftohtë dhe me shi shpesh mund të ndikojë negativisht në humor dhe shëndetin tonë, duke shkaktuar lodhje,...

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles. “Trashëgimtarja e artë” e cila...

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje...

Koha: Një iluzion apo realitet?

Koha ndihet kaq e saktë sa që rrallë herë e vëmë në dyshim ekzistencën e saj. Orët ecin, ne ndiejmë që kalojnë dhe lidhim...

Shpopullimi masiv, habit deputetja e PS: Shqiptarët po ikin për t’u shkolluar

Teksa me qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 10 viteve të fundit, duket se në Partinë Socialiste e shohin si një fenomen...

Lajme të tjera

Web TV