Manastirliu: Nëse do kemi mbingarkim në spitale, do zgjedhim kush trajtohet i pari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga foltorja e Kuvendit ka bërë apel për respektimin e masave për parandalimin e koronavirusit. Ajo tha se duhet të parandalohet përhapja e koronavirusit për të shmangur dyndjen në spitale për të mos shkuar në alternativën e zgjedhjes së atyre që duhet të marrin të parët trajtim me frymëmarrje të drejtuar.

Manastirliu deklaroi se testet për gjurmimin e koronavirusit janë 4-fishuar që nga muaji qershor ndërsa shtoi se shumë shpejt do të nisë aplikimi i testit të shpejtë (antigen). Ministrja u shpreh gjithashtu se në planin e vjeshtë-dimrit është parashikuar hapja e 4 spitaleve Covid në Tiranë si dhe hapja e spitaleve rajonale nëse do të ishte e nevojshme.

Shqipëria ka marrë 70 pikë njësoj si Rumania, vende të Europës dhe më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk është shifër e manipuluar por e dhënë nga revista prestigjoze. Më lejoni që shumë shkurt të ndalem te situata që po përjetojmë me pandeminë e koronavirusit. Drejtori i OBSH thoshte para disa ditësh se atje ku ka pasur përçarje politike është vënë një mungesë respekti për shkencën.

E kam përsëritur thotë ai: Ndaloni përdorimin e Covid-19. Këtu pandemia po përdoret politikisht duke u bërë ping pong politik duke luajtur në tavolinat e vogla të partisë. Ne nuk kemi ndalur për asnjë moment punën shumë sfiduese. Ata u zgjuan papritur pas pushimeve verore dhe fillojnë recitojnë përditë të njëjtin tekst. Stafet tona kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën ndërsa ata kërkojnë 4 pika nga plani me 5 pika. Këtu te ne bëhet ping pong politik”, u shpreh Manastirliu.

Më tej ajo theksoi se me shtimin e rasteve strategjia e vjeshtë-dimrit parashikon rritje të shifrave, ndërsa tha se po parashikojmë të rrisim testimin duke përfshirë edhe testin e shpejtë.

Lexo edhe :  Berisha nuk tërhiqet, thirrje për protestë në ditën e Samitit: Mbrojmë votën...

Testet janë 4-fishuar që nga muaji qershor. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për kujdes mjekësor. Do t’i qëndrojmë deri në fund se do shtojmë kapacitete spitalore duke vendosur 4 struktura në dispozicion në Tiranë dhe në rrethe do hapen spitale Covid. Duhet të shkohet në këtë luftë duke respektuar vendosjen e maskës dhe distancës. Unë e di që qytetarët presin gjithmonë diçka të re për të shpjeguar se çfarë po ndodh”, tha Manastirliu.

Në fund ministrja apeloi edhe njëherë se ajo që ne mund të bëjmë është të respektojmë rregullat më të thjeshta. “Masat që jemi duke ndërmarrë sa i përket parandalimit dhe testimit shkojnë në këtë drejtim për të siguruar që të frenojmë pandeminë nëpërmjet respektimit të rregullave duke mos i lënë asgjë mangut një trajtimi të mirëfilltë.

Nëse do kemi mbingarkim të spitaleve do përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari me frymëmarrje të drejtuar. Akti i sotëm drejton vëmendjen drejt zbatimit të masave. Ka ardhur momenti të bëjmë më të mirën tonë për të mundur këtë pandemi. Beteja më e parë që duhet të fitojmë është beteja shëndetësore”, përfundoi Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV