“Lamtumirë”, Hoti dhe Thaçi mesazh ngushëllimi për vdekjen e Avni Mulës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krerët e politikës kosovare i janë bashkuar dhimbjes për ndarjen nga jeta të kompozitorit të madh, Avni Mula. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thekson se vepra e çmuar e kompozitorit dhe baritonit tonë, do të jetojë gjatë edhe për brezat që do të vijnë.

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh shqiptar, Avni Mula. Ngushëllime të sinqerta Inva Mulës, të gjithë familjes dhe komunitetit të artistëve. Vepra e çmuar e kompozitorit dhe baritonit tonë, do të jetojë gjatë edhe për brezat që do të vijnë”, shkruan Hoti.

Po ashtu, ngushëllime shpreh edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili thekson se vdekja e Mulës është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij.

Vdekja e kompozitorit të shquar shqiptar, Artistit të Popullit, Avni Mula, është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij.

Brenda një periudhe të gjatë jetësore, Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare. Lamtumirë maestro, lamtumirë Nderi i Kombit!”, thekson Presidenti Thaçi./Bl./Ba/Fjala.al

Të fundit

“The Guardian”: Ç’ndodh në Tiranë në prag të ndeshjes me Serbinë

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje sfidës së të shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë....

Beteja e Midway, përplasja USA – Japoni që ndryshoi fatin e luftës në Paqësor

4–7 qershor 1942 - Lufta e Dytë Botërore  Përgatiti: Leonard Veizi Beteja e Midway, zhvilluar nga 4 deri më 7 qershor 1942, ishte një nga çastet...

Marinsat amerikanë dhe Flota Detare stërviten në Durrës, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fundjavën me një postim në rrjetin social Facebook, ku ndan me ndjekësit pamjet e stërvitjes së zhvilluar në...

Paralajmërim për fruthin gjatë pushimeve: Rastet po rriten

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rritjen e rasteve me fruth në disa vende të Europës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e udhëtarëve...

Trump korrigjon shkarkimet e Elon Musk dhe rikthen punonjësit në detyrë

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka nisur të rikthejë në punë një pjesë të nëpunësve të lartë që ishin detyruar ose nxitur të...

Lajme të tjera

Web TV