Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikujtuar edhe njëherë rastin e infermierit Zija Alhysa, duke iu përgjigjur kështu akuzave të opozitës.
Rama shprehet se nuk ia ka infermierit që Basha e prezanton si mjek dhe ekspert kombëtar të pandemisë. Gjithashtu Rama akuzon infermierin dhe Bashën se po tallen me popullin duke dezinformuar opinionin.
“PD të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën dhe hiq dorë nga reagimet me sharje e me akuza, sepse s’ia kam unë fajin atij infermierit që Lulëzimi e prezanton si mjek dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë!”, shkruan Rama.
PD të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën dhe hiq dorë nga reagimet me sharje e me akuza, sepse s’ia kam unë fajin atij infermierit që Lulëzimi e prezanton si mjek dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë!
— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2020
Në fakt shkak i këtij reagimi është bërë denoncimi i ish-deputetit të PD, Gent Strazimiri në videon e të cilit tregohej se nuk kishte tampona në spital për COVID-19.
Pa.Va/Fjala.al