Rekord infektimesh në Shqipëri/ Konfirmohen 319 raste të reja dhe 3 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e mërkurë në vendin tonë janë shënuar 3 viktima dhe 319 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Në deklaratën për mediat Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.534 tamponë nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 prej tyre.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 319

Të shëruar ne 24 orë 90

Të shtruar në spitale 301

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1534

Testime totale 123,960

Raste pozitive 20,634

Raste të shëruara 11,097

Raste Aktive 9,035

Humbje jete 502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4566
Durrës 847
Fier 692
Korçë 569
Shkodër 522
Lezhë 405
Elbasan 395
Vlorë 360
Berat 266
Kukës 191
Gjirokastër 129
Dibër 93

Kujtojmë që dhe ditën e djeshme u shënuan po 6 viktima ndërsa numri i rasteve të reja ishte 275./r.g/Fjala.al

Të fundit

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë...

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është i radhës i tubimeve që...

Ilir Kulla: SPAK në kushtet e grushtit të shtetit, duhet të ndërhyjë Kushtetuesja!

Analisti Ilir Kulla e ka cilësuar vendimin e SPAK për të arrestuar një kryetar bashkie të ngjashëm me atë të një grushti shteti. Kulla...

Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç

Me ndryshimin e kohërave, përfshi hovin që ka marr zhvillimi teknologjik, kostot në shëndetin mendor janë të larta. Për psikiatren Arjana Rreli, frekuenca më...

Po vjen Rusi

Edison Ypi Thuaj shyqyr që po vjen Rusi dhe nuk po vjen Timur Lengu ose Xhengis Khani. S’mund të mos vinte Rusi. Keni dhjetra vjet që...

Lajme të tjera

Web TV