Evis Kushi kërkoi mësim në auditorë për vitet e para, Ministria e Shëndetësisë nuk pranon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i dërgoi një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit duke i kërkuar që studentët e viteve të pra të zhvillojnë mësimin në Universitetet përkatëse për një javë dhe më pas online.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise, vlerëson punën përgatitore dhe të gjitha masat e marra deri më tani nga IAL-te në respektim të akteve rregullatore, lidhur me masat dhe protokollet higjienosanitare mbi parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-I9.

Por ju bëjmë me dije se, në vijim te propozimit të datës 29.10.2020 të Komitetit Teknik të Eksperteve, për zhvillimin e procesit mësimor vetën në distance dhe pa prezence fizike për një muaj nga institucionet e arsimit të larte, MASR me shkrese ill. 5838 prot., datë 30.10.2020 i kërkoi Ministrisë Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që për studentet që fillojnë për herë të parë një program studimi, të lejohet prezenca e tyre ne IAL, në grupe të vogla sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik 2020-2021, në përputhje me rregullat e distancimit fizik, si dhe masat e protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSHMS-ja, me qellim që këta studentë të njihen me rregullat e funksionimit të procesit mësimdhënes pranë IAL-ve ku do të ndjekin programin e studimit dhe të njihen me procedurat e zhvillimit të procesit mësimdhënës në distancë”, shkruhet në letrën e Ministrisë së Arsimit.

Kjo kërkesë e ministres Kushi ka marrë përgjigje negative nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila i ka bërë të ditur ministres Kushi se kthimi i studentëve për një javë në bangat e auditorëve është e pamundur.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar që studentët të mos kthehen në auditore dhe të zhvillojnë mësimin online për një muaj./r.g/Fjala.al

Të fundit

Rritet çmimi i vezëve! Hajdutët vjedhin 10 mijë të tilla nga një rimorkio

Përhapja e gripit të shpendëve në SHBA ka sjellë një rritje çmimi të vezëve për shkak të mungesës së...

Vrasja e 41-vjeçarit, shkak konflikti për pronësinë/ Çfarë ndodhi në familjen Gjoni?

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen me thikë të 41-vjeçarit Asim Gjoni nga babai i tij, Hekuran Gjoni, të shtunën e...

Financimi në bujqësi/Rama:Synojmë që deri në 2030,eksportettë arrijnë në një miliard euro

  TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi. Ai theksoi se...

Rama: Arritja e objektivit ambicion kërkon fuqi të shtuar të sektorit dhe fermerëve

Kryeministri Edi Rama është shprehur se objektivi i qeverisë së tij është që eksportet bujqësore do të shkojnë 1 miliard euro në vitin 2030. Edi Rama: Ne kemi vendosur...

Guvernatori i BSH, Bujqësia ka performacën më të dobët ndër sektorët madhorë të ekonomisë

Guvernatori Gent Sejko, në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, u shpreh se ky sektor ilustrohet me...

Lajme të tjera

Web TV