Mbyllet java e 18-të e Superiores, Tirana e Egbos triumfon sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja Tirana-Bylisi mbylli javën e 18-të të Kategorisë Superiore, pas asaj midis Luftëtarit dhe Kukësit në Gjirokastër.

Ndeshja midis verilindorëve dhe gjirokastritëve u mbyll me barazimin e bardhë 0-0 dhe të dyja skuadrat dolën me nga një pikë. Ajo që dukej një ndeshje shumë e lehtë për skuadrën e Kukësit në fakt rezultoi të ishte një nga më të vështirat. Ndërsa, Luftëtari nga ana tjetër mundi që në këtë fillim viti të mbante të paprekur portën e tij.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” nga ana tjetër ishte plot aksion nga të dyja skuadrat. Tirana dhe Bylisi mund të thuhet se kanë zhvilluar një ndeshje të barabartë duke luajtur sa nga njëra anë e fushës tek tjetra.

Pjesa e parë e lojës u mbyll me vetëm një gol nga bardheblutë, që u realizua nga Elton Cale në minutën e 17-të të ndeshjes. Ndërsa, u desh minuta e 64-të e lojës që ekipi i Bylisit të arrinte të merrte barazimin.  Të dyja skuadrat patën mundësi të shumta për të shënuar, por golat ishin të paktë.

Vetëm në minutat shtesë Michael Ngoo arriti që të merrte fitoren për ekipin e Tiranës dhe t’i jepte avantazhin e fundit të kësaj përballjeje skuadrës së tij. Pas kësaj ndeshjeje bardheblutë kaluan në vend të dytë me 31 pikë dhe vetëm një pikë diferencë nga Kukësi i vendit të parë, ndërsa Bylisi zbriti në pozicionin e tretë me 30 pikë./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV