Intesifikohet fushata presidenciale në prag të votimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe ish-Nënpresidenti Joe Biden janë përqendruar tek shtetet fushëbetejë, të nevojshme për fituar garën presidenciale. Dy kundërshtarët, po ashtu po mbështeten në fushatat e tyre nga figura të profilit të lartë, në përpjekjet për të ofruar argumentet përmbyllëse të fushatës dhe për të nxitur amerikanët të votojnë.

Presidenti Trump do të shkojë të dielën në pesë shtetet vendimtare, Miçigan, Ajova, Karolinën e Veriut, Florida dhe Xhorxhia. Ish-nënpresidenti Joe Biden do të bëjë fushatë në shtetin e tij të vendlindjes, Pensilvani.

Në Miçigan të shtunën, një shtet që zoti Trump e fitoi me rezultat të ngushtë katër vite më parë, ish-Presidenti Obama iu bashkua për herë të parë fushatës së zotit Biden. Thirrja e kandidatit demokrat Joe Biden ndaj votuesve ishte e qartë.

“Ne zgjedhim shpresën përballë frikës. Unitetin përballë ndarjes, shkencën përballë trillimeve. Ne zgjedhim të vërtetën përballë gënjeshtrave të njëpasnjëshme.”

Gjatë katër tubimeve në Pensilvani, Presidenti Trump paralajmëroi se ekonomia do të rrënohej nën administratën e zotit Biden.

“Joe Biden do të mbyllë ekonominë, do të dëgojë vendet tuaja të punës në Kinë, e cila e paguan atë shuma të mëdha. Do të rrisë taksat me 4 trilionë dollarë dhe do ta çojë vendin në një depresion të thellë katastrofik.”

“Donaldi lufton për të mbrojtur dhe mbështetur të gjithë amerikanët. Kemi një president që mbështet rendin dhe ligjin. Një president që mbështet plotësisht gratë dhe burrat në uniformë, ndërsa të tjerët bëjnë thirrje për shkurtimin e fondeve të tyre. Kemi besim tek gjykatësit dhe sistemi ligjor për të marrë vendime të mbështetura tek drejtësia,” tha Zonja e Parë Melania Trump.

Lexo edhe :  Afganët mbesin në Shqipëri, Trump ju anulon ëndrrën amerikane

Ndërkohë më shumë se 90 milionë amerikanë kanë votuar deri tani, një pjesmarrje rekord, me radhë të gjata në Nju Jork, Oklahoma, Florida dhe Xhorxhia.

“Çdo votë ka vlerë”, thotë një votues.

Zyrtarët në disa shtete po u kërkojnë amerikanëve që personalisht të dorëzojnë fletët e votimit në qendrat e caktuara në mënyrë që ato të arrijnë brenda afatit kohor.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Meta shkruan nga burgu/ ‘Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos…”

Ndërsa këmbanat e kishave kanë nisur të bien në të gjithë Shqipërinë dhe mijëra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë shqiptarë...

Vuçiç: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua publikut për herë të parë pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit Miloš Vuçeviç. Në fjalimin e tij,...

“Covid u prodhua në laborator”,CIA bie dakord me raportin e Kongresit për origjinën e tij

Agjencia Amerikan e Inteligjencës (CIA) duket se është pajtuar me rezultatet e hetimit të një komisioni të Kongresit amerikan, dhe deklaroi se tani, pesë...

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të diagnostikohen, ka thënë Instituti Norvegjez...

109 mijë spanjollë në Shqipëri! Shifrat e turizmit gjatë 2024,pritet të ketë rritje

Gjatë 2024 mes turistëve të shumtë nga e gjithë bota, vendin ynë u përzgjodh për të kaluar disa ditë pushimi nga 109 mijë turistë...

Lajme të tjera

Web TV