Policia e Shtetit vijon kontrollet dhe gjobat për të gjithë qytetarët që nuk respektojnë masat anticovid dhe dalin pa maska në ambiente të hapura.
“Fjala”ka fotografuar momentet kur policia ndalon dhe gjobit njerëzit që nuk kanë vendosur maskë. Policia ka ndaluar në krah të Ambasadës së Rusisë, vend ku ka shumë lëvizje sepse është hyrja për në Bllok.
Vlera e gjobës për mosmbjatje maske është 3000 lekë të reja. Vetëm dje policia ka gjobitur 607 qytetarë “rebele”.
Ndaj mos dilni nga shtëpia pa maskë. Ne mundemi të mposhtim virusin e frikshëm sepse e kundërta do ishte katastrofike për njerëzimin.
la.mi/Fjala.al